Njoftim - Hapet Thirrja për programin e shkëmbimit Global UGrad, nga Zyra e Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SHBA.

Shtyp
Krijuar: 13 Janar 2021 Data pubblicazione Vizita: 639

Në kuadër të programit të shkëmbimit Global UGrad, Zyra e Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SHBA do të organizojë seanca informimi. Për shkak të kushteve të pandemisë, këto seanca do të zhvillohen virtualisht.

Seanca e radhës do të jetë ditën e Mërkurë, 20 janar, 2021, ora 16:00.

Në këtë seancë janë të ftuar studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, programi Bachelor, viti 1 + 2.

Për studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, që kanë program të integruar 5-vjeçar, mund të marrin pjesë edhe studentët e vitit te 3 dhe 4.

Për të marrë pjesë në seancën e informimit studentët duhet të regjistrohen nëpërmjet Google form dhe të zgjedhin datën 20 janar.

Për informacion më të detajuar mbi Programin Global Ugrad, klikoni këtu.