Njoftim - Hapet Thirrja për organizimin e Ditës së Hapur Virtuale, dedikuar për studentët shqiptarë, organizuar nga Universiteti i Tuscia, në datë 26 Janar 2021, ora 15:00-17:00.

Shtyp
Krijuar: 18 Janar 2021 Data pubblicazione Vizita: 607

Universiteti i Tuscia, Itali, do të organizojë Ditën e Hapur Virtuale, të dedikuar posaçërisht për studentët shqiptarë.

 Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira bilaterale midis Universitetit të Tuscia dhe Universitetit Politeknik të Tiranës dhe bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus +, Universiteti i Tuscia fton studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës për të marrë pjesë në Ditën e Hapur Virtuale, në datë 26 Janar 2021, ora 15:00-17:00.

Gjithashtu, do ta vlerësonim shpërndarjen e këtij informacioni (posterin elektronik, agjendën në attach, si dhe linkun me poshtë), të marrë nga Website zyrtar i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pjesëmarrja në Ditën e Hapur të Universitetit të Tuscia është një mundësi e mirë për studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të UNITUS, të cilat janë pasuruar me aktivitete të reja.

 Eventi do të jetë në anglisht.

Për të marrë pjesë në Ditën e Hapur të Universitetit të Tuscia, klikoni në: http://www.unitus.it/it/unitus/international2/articolo/get-to-know-unitus

Më pas, plotësoni formën për regjistrim dhe merrni linkun përkatës.