Njoftim-Mbeshtetje për strukturat e kërkimit shkencor dhe inovacionit në Evropën Qendrore dhe Lindore - Thirrje rajonale për projekte 2021

Shtyp
Krijuar: 02 Shkurt 2021 Data pubblicazione Vizita: 510

Kjo thirrje për projekte i drejtohet te gjitha strukturave kërkimore dhe inovative te institucioneve anëtare të AUF në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (ECO). Aplikimi eshte i hapur nga data 1 shkurt deri më 14 mars 2021.

Projektet duhet te zhvillohen per nje periudhe kohore 12 mujore, nga 1 maj 2021 deri më 30 prill 2022.

Propozimet e projekteve duhet të paraqiten nga një konsorcium i përbërë nga të paktën dy struktura kërkimore nga institucionet anëtare të AUF në dy vende të ndryshme, nga të cilat të paktën:

- një strukturë kërkimore e një institucioni në një vend në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore;
-një strukturë kërkimore nga një institucion anëtar i AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore ose në rajone të tjera: Amerika, Afrika Qendrore dhe Liqenet e Mëdha, Afrika Perëndimore, Amerika, Azi-Paqësor, Karaibe, Evropa Perëndimore, Magrebi, Lindja e Mesme, Oqeani Indian.

Për t'iu përgjigjur thirrjes:

- Konsultohuni me dokumentin e prezantimit: Mbështetje për strukturat e kërkimit shkencor dhe inovacionit në Evropën Qendrore dhe Lindore - Thirrja rajonale për projekte 2021
https://www.auf.org/wp-content/uploads/2021/01/AUF-ECO_RI_appel_SRI_presentation.pdf

-Plotësoni formularin (vetem  online) i cili është në dispozicion në  faqen : http://formulaires.auf.org/.

Per te gjitha detajet klikoni ne linkun e me poshtem:

https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/soutien-aux-structures-de-recherche-et-innovation-en-europe-centrale-et-orientale-appel-regional-projets-2021/?fbclid=IwAR1YU3UMMNbnhSp3v20ZgmFjtH0kLn960Sch3Lb-iC4w2s5mBB1D2JPdJdU

Për informacione të mëtejshme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.