Njoftim-Hapet thirrja për projekte, organizuar nga The Francophonie University Agency

Shtyp
Krijuar: 04 Mars 2021 Data pubblicazione Vizita: 170

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Agjencisë së Universiteteve Frankofone (The Francophonie University Agency), hapet thirrja për projekte, në kuadër të përmbushjes së sfidave për parandalimin dhe menaxhimin e situatave pandemike, përmes vizionit të transformimit dixhital.

Objektivi i kësaj thirrjeje është të identifikojë nevojat e universiteteve anëtare të FUA në drejtim të transformimit dixhital; të mbështesë universitetet anëtare për të përmirësuar dhe modernizuar praktikat e aplikuara të menaxhimit; të kontribuojë në performancën e arsimit të lartë dhe menaxhimin e brendshëm në kohën e pandemisë; të kontribuojë në transformimin dhe përmirësimin e procedurave të cilësisë dhe politikave administrative në institucionet e arsimit të lartë, në mësimin në distancë dhe/ose hibrid; të mbështesë universitetet anëtare të FUA për të ngritur sisteme mësimore që plotësojnë me standarde nevojat reale në kontekstin e mësimit në distancë dhe/ose hibrid.

Fokusi i projekteve është propozimi i zgjidhjeve rreth çështjeve të mëposhtme:
- Mbështetje për menaxhimin e universiteteve;
- Zhvillimi i planeve institucionale, për të siguruar një lidhje të ngushtë midis planifikimit strategjik dhe cilësisë;
- Përmirësimi i programeve mësimore;
- Hartimi i planeve të trajnimit specifik për mësimin në distancë;
- Zhvillimi i pajisjeve dhe metodave të vlerësimit në distancë, për të promovuar mësimin e vazhdueshëm etj.
Projekti financohet nga The Francophonie University Agency, (deri në 3000 € për projekt).

Data të rëndësishme:

4 Prill 2021 – Mbyllja e thirrjes;
5 – 10 Prill 2021 – Analiza dhe vlerësimi i projekteve të paraqitura;
12 – 15 Prill 2021 – Publikimi i rezultateve

 Linqet me informacionet e nevojshme:

https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/gouvernance-universitaire-et-transformation-numerique-appel-projets-2021/

www.europe-centrale-orientale.auf.org