Njoftim - Internshipe të ofruara nga Organizata Europiane e Patentave dhe Zyra e Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale

Shtyp
Krijuar: 17 Mars 2021 Data pubblicazione Vizita: 220

Zyra Europiane e Patentave (EPO) dhe Zyra e Bashkimit Europian të Pronësisë Intelektuale ofron internshipe për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës. Këto internshipe ofrohen në kuadër të programit Pan-European Seal, sipas marrëveshjes së përbashkët të nënshkruar midis dy institucioneve.

Programi Pan-European Seal është një program gjithëpërfshirës i aftësimit profesional, i cili formon një urë lidhëse midis akademisë dhe tregut të punës së pronësisë intelektuale.

Objektivi është rritja e ndërgjegjësimit mbi fushën e pronësisë intelektuale si dhe trajnimi i studentëve dhe profesionistëve të fushës.

Të gjithë studentët e interesuar të dërgojnë me e-mail brenda datës 27 mars në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. këto dokumenta :

1.Listën e notave të arritura deri tani në Bachelor dhe Master

2. Certifikatën e gjuhës së huaj (nivel i lartë në Anglisht, Spanjisht, Italisht dhe Frëngjisht)

Do të njoftoheni nëse jeni perzgjedhur në fazën e parë, në mënyrë që të vijoni më pas në fazën e dytë, që do të bëhet me anë të plotësimit të dokumentacionit online.