Njoftim-Ftesë për pjesëmarrje në maratonën e leximit të veprës “Komedia Hyjnore”e Dante Alighieri

Shtyp
Krijuar: 07 Maj 2021 Data pubblicazione Vizita: 157

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Qendra për Hapje e Dialog (COD), me rastin e 700 vjetorit të ndarjes nga jeta të Dante Alighieri, fton të gjithë dashamirësit e librit dhe letërsisë në një maratonë leximi të veprës Komedia Hyjnore.

Zgjidh 2 faqe (max 30/40 vargje) që të pëlqejnë nga Ferri, Purgatori apo Parajsa, dërgo një email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me kërkesën tënde për pjesëmarrje dhe të dhënat rreth teksteve që ke zgjedhur për të lexuar, jo më vonë se data 20 Maj! Nisma është pjesë e fushatës Il Maggio dei Libri edizione 2021 (www.ilmaggiodeilibri.it) e cila fton që qasja me librin dhe leximin të ndodhë në kontekste të ndryshme nga ato tradicionalet, si dhe promovon pjesëmarrjen dhe kuriozitetin e atij që lexon ose jo. Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet sociale të organizatorëve.

MaratonaDanteTirana është planifikuar për në datën 27 maj 2021, duke filluar nga ora 17.30 tek Lëndina pas Kryeministrisë dhe do të respektohen të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.