Njoftim- Bursa nga Agjencia Kombëtare e Shkëmbimit Akademik të Republikës së Polonisë, NAWA

Shtyp
Krijuar: 24 Maj 2021 Data pubblicazione Vizita: 407

Hapet thirrja për bursa nga Agjencia Kombëtare e Shkëmbimit Akademik të Republikës së Polonisë, NAWA në kuadër të programit të bursave “Stefan Banach”, adresuar studentëve nga vendet në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë.

Agjencia Kombëtare e Shkëmbimit Akademik të Republikës së Polonisë, NAWA, në datën 20 Maj 2021, ka shpallur çeljen e seleksionimit të aplikimeve, në kuadër të programit të bursave “Stefan Banach”, adresuar studentëve nga vendet në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë.

Programi ofron:

- Studime të nivelit II me bursë 1500 PLN në muaj përgjatë gjithë vitit akademik (3-4 semestra).

- Studimet do të jenë në drejtimet e poshtëshënuara:

a) Shkencat inxhinjieriko-teknike;

b) Shkencat agrare;

c) Shkencat ekzakte dhe ato të natyrës.

Opsionale mund të jenë edhe studime në shkencat humane dhe ato sociale ku bëjnë përjashtim studimet filologjike.

Studimet mund të kryhen në gjuhën polake, ose atë angleze.

Për rastin e parë Programi parashikon edhe bursë për kursin 9-mujor për mësimin e gjuhës polake (1700 PLN në muaj), si dhe kursin veror të gjuhës (1500 PLN), që më së shumti do të jetë për studentët që kanë mbaruar vitin I në gjuhën angleze.

Përfitues të Programit do të jenë studentët e vitit të fundit në Bachelor, por edhe ata që i kanë përfunduar studimet e nivelit I, jo më herët se viti 2019.

Niveli i zotërimit të gjuhës polake për aplikantët duhet të jetë minimalisht B1, ndërsa për gjuhën angleze së paku B2.

Vlerësimi i aplikimeve do të ketë në bazë mesataren aritmetike të rezultateve në Bachelor.

Për më shumë linqet:

https://nawa.gov.pl/en/students/foreign-students/the-banach-scolarship-programme

Banach NAWA - call for applications! - NAWA