Njoftim – Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Shtyp
Krijuar: 31 Maj 2021 Data pubblicazione Vizita: 260

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit Politektnik të Tiranës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në datën 26 Maj 2021, në mjediset e Universitetit Politeknik u zhvillua ceremonia e nënshkrimit së kësaj marrëveshjeje.

Të pranishëm në takim ishin Rektori i Universitetit Politeknik, Prof. Dr. Andrea Maliqari, Zv. Rektorja, Prof. Assoc. Elfrida Shehu, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike Prof. Assoc. Astrit Bardhi, si edhe perfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë: Drejtori, Z. Arben Shkodrani, Z. Dionis Teqja dhe Z.Vullnet Haka.

Në takim u diskutua mbi çështje të lidhura me inovacionin dhe konkurrueshmërinë, çështje të rëndësishme të agjendave të të dy institucioneve që i shërbejnë më së miri një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm të vendit

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje synohet gjithashtu, si një kërkesë e kohës, forcimi i marrëdhënieve akademi-biznes për ta sjellë universitetin më pranë tregut të punës dhe për të lehtësuar kalimin nga edukimi në punësimin e sigurt të studentëve.