Njoftim - U zhvillua Panairi “Work & Study 2021”

Shtyp
Krijuar: 07 Qershor 2021 Data pubblicazione Vizita: 238

Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në Panairin “Work & Study 2021”.

Ky eveniment, një markë e kthyer tashmë në traditë, zhvilluar në datat 29 maj - 1 qershor 2021, u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Pjesë e Panairit ishin institucionet publike dhe private të Arsimit të Lartë, kompanitë ofruese për punësim si dhe shtëpitë botuese të librit shkollor.

Në këtë aktivitet Universiteti Politeknik i Tiranës ekspozoi ofertat e studimit, aktivitetet trajnuese dhe informuese për të gjithë të rinjtë e interesuar:

· maturantë;

· te sapodiplomuar, për të çuar përpara karrierën e tyre;

· të sapodiplomuar, për të identifikuar mundesitë për vazhdim të metejshëm të studimeve të thelluara dhe formimit të tyre akademik;

Në aktivitet morën pjesë specialistë të drejtorive të Rektoratit dhe specialistët e këshillimit të karrierës të Fakulteteve.

Të tilla veprimtari synojnë të hedhin strategji të reja në tregun e punës dhe studimit.