Njoftim- Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh dhe staf të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në kuadër të Marrëveshjes KA1, në Universitetin e Venezias, IUAV, Itali

Shtyp
Krijuar: 14 Qershor 2021 Data pubblicazione Vizita: 171

Në kuadër të Marrëveshjes dy palëshe të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Universitetit IUAV të Venezias dhe në kuadër të Programit Erasmus+ KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për studentët dhe stafin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët mund të kryejnë studime apo mësidhënie pranë Universitetit IUAV të Venezias, Itali.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.

Afati i aplikimit është 28 Qershor 2021, ora 14.00.