Thirrje për aplikim nga CERIC- Central European Research Infrastructure Consortium

Shtyp
Krijuar: 05 Gusht 2021 Data pubblicazione Vizita: 1094

CERIC – Central European Research Infrastructure Consortium, hap thirrjen për propozime për qasje të koordinuar në më shumë se 50 instrumente dhe laboratorë mbështetës për kërkime në të gjitha fushat e materialeve, biomaterialeve dhe nanoteknologjisë.

Për të aplikuar, përdorni linkun "Submit a new CERIC proposal" në Zyrën e Unifikuar Virtuale - VUO (https://vuo.elettra.trieste.it/).

Afatet:

· 1 Shtator 2021, ora 17:00 CET, bëhet një para-vlerësim që të keni mundësi të përmirësoni propozimin.

· 30 Shtator 2021, ora 17:00 CET, rekomandohet vetëm për përdoruesit ekspertë të të gjitha teknikave të kërkuara.

Në linkun që vijon mund të kontrolloni ofertën e hapur për këtë semestër: https://www.ceric-eric.eu/users/open-access-offer/

Për shkak të pandemisë COVID-19, disa nga elementet e CERIC mund të propozojnë kryerjen e matjeve në distancë, nëpërmjet dërgimit të mostrës. Gadishmëria për matje në distanë mund të shprehet në formualrin e dorëzimit të propozimit.

Gjithashtu, çojmë në vemendjen tuaj që mund të aplikoni në çdo kohë për të fituar akses në disa nga instrumentet që CERIC ofron për studime fizibiliteti ose matje shumë të shkurtra për instrumentet në dispozicion, si vijon: https://www.ceric-eric.eu/users/open-access/#anchor-2 dhe https://www.ceric-eric.eu/users/open-access/#anchor-1

Për informacion të mëtejshëm në lidhje me thirrjen, ju lutemi vizitoni faqen https://www.ceric-eric.eu/users/call-for-proposals/