Njoftim - Hapet thirrja për dy internship-e me finalizim punësimi, të ofruara nga Kompania Lufthansa Industry Solutions Sh.p.k

Shtyp
Krijuar: 14 Shtator 2021 Data pubblicazione Vizita: 308

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Kompanisë Lufthansa Industry Solutions Sh.p.k , hapet thirrja për internshipe me finalizim punësimi pranë kësaj kompanie, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.

Thirrja vlen për studentët e vitit të fundit Bachelor ose Master, të cilët janë të gatshëm dhe kanë dëshirë të punësohen.

1. Kërkohet njohuria e gjuhës Angleze të paktën në nivel B2.

2. Internshipi mund të finalizohet me punësim për kandidatët me rezultatet më te mira.

3. Mësimdhënia mund të jetë hibride (online dhe në zyra).

Informacionin në lidhje me intershipet e kompanisë, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore i gjeni këtu.