Njoftim - Hapet thirrja për punësim në kompaninë Deloitte

Shtyp
Krijuar: 24 Shtator 2021 Data pubblicazione Vizita: 293

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kompanisë Deloitte hapet thirrje për mundësi punësimi në Deloitte në skuadrën e Risk Advisory.

Thirrja vlen për studentët e sapodiplomuar e/o alumni në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, dega Inxhinieri Ekonomike.

Kandidatët duhet të jenë të diplomuar në degët e cilësuara në njoftim dhe të jenë folës shumë të mirë të gjuhës angleze.

Afati për aplikim për këtë pozicion: 30 Shtator

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda këtij afati.

Informacione të detajuara në lidhje me mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore i gjeni këtu.

Për të zbuluar mundësi të tjera karriere në Deloitte në Audit (apo fusha të tjera) klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://deloi.tt/3A7OY1J