Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 29 Janar 2021 Vizita: 28920

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike

Drejtor: Stela Jorgji (Fortuzi)

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sektorët:

Sektori i Burimeve njerëzore
Sektori për çështjet juridike
Sektori i Protokollit dhe Arkivës

Misioni i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore fokusohet në trajtimin e këtyre problemeve specifike:

-Bashkëpunimin me Rektorin dhe dekanët e fakulteteve/drejtorin e institutit për menaxhimin e punësimit dhe të kualifikimit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ) për zbatimin e procedurës së punësimit në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, Statutit të UPT, urdhërave e udhëzimeve të MASR.
-Mbajtjen e të dhënave të veprimtarisë së personelit si dhe ndjekjen e skemës së organizimit institucional dhe akademik të UPT.
-Kontrollin e respektimit të disiplinës së punës së personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).
-Mbajtjen dhe ruajtjen e dokumentacionit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).

Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka këto detyra, përgjegjësi dhe kompetenca:

-Njohja me objektivat dhe politikën e UPT në fushën e personelit.
-Ndjek dhe realizon përmirësimin e strukturave organizative duke bërë propozimet përkatëse.
-Ndjek proçedurat e punësimit, të apelimit të kandidatëve jo fitues në punësim, të sistemimit në punë dhe të largimit nga puna, të kualifikimit, të kontrollit të disiplinës dhe   marrjes së masave disiplinore të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe administrativ), duke marrë pjesë aktive në realizimin e veprimeve që i takojnë gjatë zbatimit të   procedurave.
-Të bashkëpunojë me Rektorin në lidhjen e kontratave të punës të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe administrativ).
-Të gjejë format dhe të bëjë përpjekje të vazhdueshme për njohjen e gjëndjes së problemeve të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) në programet e studimit,   në departamentet, në administratën e fakulteteve/instituteve.
-Të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve, për të ndërtuar projekt planet e punësimit dhe të kualifikimit të personelit (akademik, ndihmës dhe   administrativ), të cilat t’ia paraqesë Rektorit për shqyrtim dhe miratim.
-Të ndjekë dhe kontrollojë realizimin e planeve të kualifikimit të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) dhe rezultatet e kontrollit t’ia paraqesë Rektorit. Nën   drejtimin e Rektorit, të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve për përcaktimin dhe zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese për   përmirësimin e nevojshëm të gjëndjes.
-Të mbajë dhe ruajë dokumentacionin e rekrutimit, dokumentacionin e plotë dhe të rregullt me të dhënat biografike të secilit punonjës (akademik) duke perfshirë dhe   kualifikimin e tij; për personelin akademik, në veçanti, edhe me të dhënat e aktivitetit mësimor e kërkimor tëpërvitshëm. Të kryejë studime mbi bazën e këtij   dokumentacioni dhe të bëjë pastaj propozimet përkatëse përmirësuese tek Rektori.
-Të interesohet për trainimin/kualifikimin e vazhdueshëm të specialistëve të personelit të fakulteteve/instituteve dhe t’i pasqyroje ato në dokumentet përkatëse.
-Të mbajë lidhje të vazhdueshme me specialistet e personelit në fakultete/institute për tëgjitha problemet e punësimit,të kualifikimit, të disiplinës në punë të personelit dhe   të dokumentacionit të personelit.
-Të hartojë planin e lejeve të zakonshme vjetore të personelit të UPT dhe të ndjekë zbatimin e tij, duke kryer kontrollet përkatëse. Për çdo parregullsi të vërë në dijeni   menjëherëRektorin dhe nën drejtimin e tij të kryejnë ndërhyrjet përkatëse përmirësuese.
-T’i raportojë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të gjitha të dhënat që ajo i kerkon.
-Të nxjerrë të dhëna mbi personelin e UPT, kur këto i kërkohen nga drejtuesit e institucionit apo drejtoritë e tjera të Administratës së Rektoratit.
-Të zbatojë të gjithë standardet institucionale të cilësisë që lidhen me aktivitetet (proçeset) e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e   punës, duke marrë masa korrigjuese dhe parandaluese në lidhje me parregullsitë që konstatohen në punën e tij. 

Përgjegjëse sektori:Donika Qafa

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Pershkrimi i punes:
-Organizon punën e sektorit juridik.
-Ka përgjegjësinë e zbatimit të ligjeve e akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave, urdhërave e udhëzimeve të ministrisë përgjegjëse për arsimin, Statutit, rregulloreve te   institucionit e vendimeve te organeve dhe autoriteteve drejtuese, në të gjithë veprimtarinë e Rektoratit dhe fakulteteve, ne rastet kur kërkohet opinioni dhe ndihma e tij. ----Siguron ndihmën e duhur juridike për kuptimin dhe zbatimin e ligjeve akteve nënligjore në tërësi dhe për ato që kanë të bëjnë me organizimin funksionimin e   institucioneve  të arsimit të lartë në veçanti.
-Përfaqëson UPT në proçeset gjyqësore në të cilat institucioni është palë dhe ndjek ecurinë e tyre në çdo shkallë të gjykimit, në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore në   fuqi, së bashku me specialistin.
-Jep mendime për përsosjen e kuadrit rregullator të Institucionit në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
-Siguron dhe sistemon të gjithë bazën e akteve ligjore dhe nënligjore, kryen indeksimin dhe bën azhornimin e tyre, siguron literaturën e nevojshme juridike.
-Harton kontratat dhe marrëveshjet që lidh institucioni me palët e treta.
-Shqyrton kërkesat dhe ankesat e punonjësve, studenteve, si dhe personave të tretë.
-Ofron mbështetje ligjore ndaj të gjitha strukturave dhe personelit të UPT, si dhe studentëve për sqarimin e problemeve me karakter juridik.

 

Përgjegjëse sektori: Luiza Hysi

Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.