Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 34 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike
Drejtor: Stela Jorgji (Fortuzi)
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Sektorët:
Sektori i Burimeve njerëzore
Sektori për çështjet juridike
Sektori i Protokollit dhe Arkivës
Misioni i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore fokusohet në trajtimin e këtyre problemeve specifike:
-Bashkëpunimin me Rektorin dhe dekanët e fakulteteve/drejtorin e institutit për menaxhimin e punësimit dhe të kualifikimit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ) për zbatimin e procedurës së punësimit në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, Statutit të UPT, urdhërave e udhëzimeve të MASR.
-Mbajtjen e të dhënave të veprimtarisë së personelit si dhe ndjekjen e skemës së organizimit institucional dhe akademik të UPT.
-Kontrollin e respektimit të disiplinës së punës së personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).
-Mbajtjen dhe ruajtjen e dokumentacionit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).
Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka këto detyra, përgjegjësi dhe kompetenca:
-Njohja me objektivat dhe politikën e UPT në fushën e personelit.
-Ndjek dhe realizon përmirësimin e strukturave organizative duke bërë propozimet përkatëse.
-Ndjek proçedurat e punësimit, të apelimit të kandidatëve jo fitues në punësim, të sistemimit në punë dhe të largimit nga puna, të kualifikimit, të kontrollit të disiplinës dhe marrjes së masave disiplinore të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe administrativ), duke marrë pjesë aktive në realizimin e veprimeve që i takojnë gjatë zbatimit të procedurave.
-Të bashkëpunojë me Rektorin në lidhjen e kontratave të punës të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe administrativ).
-Të gjejë format dhe të bëjë përpjekje të vazhdueshme për njohjen e gjëndjes së problemeve të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) në programet e studimit, në departamentet, në administratën e fakulteteve/instituteve.
-Të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve, për të ndërtuar projekt planet e punësimit dhe të kualifikimit të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ), të cilat t’ia paraqesë Rektorit për shqyrtim dhe miratim.
-Të ndjekë dhe kontrollojë realizimin e planeve të kualifikimit të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) dhe rezultatet e kontrollit t’ia paraqesë Rektorit. Nën drejtimin e Rektorit, të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve për përcaktimin dhe zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese për përmirësimin e nevojshëm të gjëndjes.
-Të mbajë dhe ruajë dokumentacionin e rekrutimit, dokumentacionin e plotë dhe të rregullt me të dhënat biografike të secilit punonjës (akademik) duke perfshirë dhe kualifikimin e tij; për personelin akademik, në veçanti, edhe me të dhënat e aktivitetit mësimor e kërkimor tëpërvitshëm. Të kryejë studime mbi bazën e këtij dokumentacioni dhe të bëjë pastaj propozimet përkatëse përmirësuese tek Rektori.
-Të interesohet për trainimin/kualifikimin e vazhdueshëm të specialistëve të personelit të fakulteteve/instituteve dhe t’i pasqyroje ato në dokumentet përkatëse.
-Të mbajë lidhje të vazhdueshme me specialistet e personelit në fakultete/institute për tëgjitha problemet e punësimit,të kualifikimit, të disiplinës në punë të personelit dhe të dokumentacionit të personelit.
-Të hartojë planin e lejeve të zakonshme vjetore të personelit të UPT dhe të ndjekë zbatimin e tij, duke kryer kontrollet përkatëse. Për çdo parregullsi të vërë në dijeni menjëherëRektorin dhe nën drejtimin e tij të kryejnë ndërhyrjet përkatëse përmirësuese.
-T’i raportojë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të gjitha të dhënat që ajo i kerkon.
-Të nxjerrë të dhëna mbi personelin e UPT, kur këto i kërkohen nga drejtuesit e institucionit apo drejtoritë e tjera të Administratës së Rektoratit.
-Të zbatojë të gjithë standardet institucionale të cilësisë që lidhen me aktivitetet (proçeset) e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e punës, duke marrë masa korrigjuese dhe parandaluese në lidhje me parregullsitë që konstatohen në punën e tij.
Përgjegjëse sektori:Donika Qafa
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Pershkrimi i punes:
-Organizon punën e sektorit juridik.
-Ka përgjegjësinë e zbatimit të ligjeve e akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave, urdhërave e udhëzimeve të ministrisë përgjegjëse për arsimin, Statutit, rregulloreve te institucionit e vendimeve te organeve dhe autoriteteve drejtuese, në të gjithë veprimtarinë e Rektoratit dhe fakulteteve, ne rastet kur kërkohet opinioni dhe ndihma e tij. ----Siguron ndihmën e duhur juridike për kuptimin dhe zbatimin e ligjeve akteve nënligjore në tërësi dhe për ato që kanë të bëjnë me organizimin funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë në veçanti.
-Përfaqëson UPT në proçeset gjyqësore në të cilat institucioni është palë dhe ndjek ecurinë e tyre në çdo shkallë të gjykimit, në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi, së bashku me specialistin.
-Jep mendime për përsosjen e kuadrit rregullator të Institucionit në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
-Siguron dhe sistemon të gjithë bazën e akteve ligjore dhe nënligjore, kryen indeksimin dhe bën azhornimin e tyre, siguron literaturën e nevojshme juridike.
-Harton kontratat dhe marrëveshjet që lidh institucioni me palët e treta.
-Shqyrton kërkesat dhe ankesat e punonjësve, studenteve, si dhe personave të tretë.
-Ofron mbështetje ligjore ndaj të gjitha strukturave dhe personelit të UPT, si dhe studentëve për sqarimin e problemeve me karakter juridik.
Përgjegjëse sektori: Luiza Hysi
Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.