Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 92 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Drejtoria e Kerkimit Shkencor dhe Projekteve
Drejtor: Prof.Dr Aida Spahiu
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Sektorët:
Specialist:Erjola Sali
Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Pergjegjese sektori:Prof.Asoc.Alma Afezolli
Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Specialist: Hyrjana Mocka
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Misioni i Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve
Misioni i Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve, është të mbështesë kërkimin shkencor në UPT, në përputhje të plotë me prioritetet strategjike dhe interesat e vendit, e cila gërshetohet me mësimdhënien me pikësynim rritjen e cilësisë së ofertës akademike. Drejtoria e kërkimit shkencor dhe projekteve e realizon misionin e saj me anë të pjesëmarrjes e drejtpërdrejtë në administrimin e sistemit të burimeve të kërkimit shkencor në nivel institucional dhe mbështetjes funksionale të tij. Drejtoria e kërkimit shkencor dhe projekteve në UPT siguron menaxhimin eficient të aktiviteteve kërkimore shkencore nëpërmjet nxitjes, bashkëpunimit, koordinimit dhe promovimit të formave të ndryshme të kërkimit shkencor e inovacionit në bashkëpunim të plotë me të gjitha njësitë kryesore dhe strukturat në UPT.
Aktivitetet kryesore të Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve
-Bashkëpunon me Rektoratin e UPT-së në hartimin e politikave afatmesme të kërkimit shkencor dhe të projekteve kërkimore shkencore;
-Harton politikat afatshkurtra (vjetore) të kërkimit shkencor dhe projekteve, duke bashkëpunuar me njësitë kryesore dhe drejtoritë e UPT-së;
-Nxit dhe orienton marrjen e gradës shkencore “Doktor” dhe të titujve akademike “Profesor i Asociuar” e “Profesor” për anëtaret e stafit akademik në UPT;
-Ndihmon dhe mbështet në përgatitjen e dokumentacionit të duhur të fitimit të gradës shkencore “Doktor” dhe të titujve akademike “Profesor i Asociuar” dhe Profesor”si dhe verifikon, monitoron dhe kontrollon procedurën e përcjelljes së dokumentacionit të tyre pranë Rektorit, në cilësinë e Kryetarit të Senatit Akademik të UPT;
-Nxit ofrimin e shërbimeve për të tretët nëpërmjet veprimtarive kërkimore-shkencore, të zhvillimit dhe krijuese, të realizuar nga studentët dhe personeli akademik në UPT.
-Administron dhe përditëson bazën e të dhënave të kërkimit shkencor në UPT, si të dhëna të standartizuara, në të cilat përfshihen: lista e disertacioneve të doktoratave të mbrojtura, lista e përditësuar e kërkimit shkencor të personelit akademik e kërkimor të fakulteteve dhe të Institutit të Kërkim-Zhvillimit, lista e përditësuar e projekteve të financuara, në kuadrin e programeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkim – zhvillimit.
-Nxit dhe mbështet njësitë përbërëse të UPT-së në hartimin e projekteve kërkimore shkencore të institucionit si dhe projektet e përbashkëta me institucionet homologe të vendit dhe të huaja;
-Pas verifikimit, monitorimit dhe kontrollit formal-administrativ të projekteve kërkimore, përgatit dokumentet shoqëruese të tyre për miratim pranë Rektorit, duke b bashkëpunuar me njësitë kryesore të UPT;
-Koordinon dhe bashkërendon punën me institucionet e tjera në rastin e projekteve shkencore të përbashkëta, në kuadrin e programeve kombëtare dhe ndërkombëtare;
-Drejton dhe mbështet botimet e ndryshme shkencore në institucion, pasi kryen relatimin e kujdesshëm të tyre.
-Organizon botimin periodik të revistës shkencore të UPT-së, “Buletini i Shkencave Teknike”;
-Promovon botimet shkencore më cilësore të kryera brenda dhe jashtë vendit, të realizuara nga stafet akademike-shkencore të UPT-së, etj.
-Në bashkëpunim me Rektoratin harton raportin vjetor të veprimtarisë kërkimore-shkencore të kryer nga njësitë kryesore në UPT.