Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, 2014 - 2015

Shtyp
Krijuar: 02 Shtator 2014 Ndryshimi i fundit: 11 Dhjetor 2019 Vizita: 29846

Udhëzim nr.17,datë 30.07.2019 për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.10 datë 15.05.2019,për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve,në programet e studimeve me karakter profesional,si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve,në institucionet e arsimit të lartë.

Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 - 2015.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën / dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  2. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
  3. Dy fotografi;
  4. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale 

Ky dokumentacion duhet të paraqitet në Rektoratin e UPT-së  brenda datës 10.09.2014.