Në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në datë 23.09.2014, u zhvillua një takim ndërmjet Rektorit të UPT-së Akademik Jorgaq Kacani dhe Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Hidayet Bayraktar. Të pranishëm ishin edhe Zv. Rektori Frederik Premti dhe Zv. Rektori Genti Guxho.
Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve të deritanishme ndërmjet UPT dhe universiteteve turke si dhe mbi vendosjen e bashkëpunimeve të reja në të ardhmen, me ndikim në zhvillimet përkatëse ekonomike.