Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

Shtyp
Krijuar: 23 Shkurt 2015 Ndryshimi i fundit: 19 Maj 2015 Data pubblicazione Vizita: 9809

 marreveshje

Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nënshkruan në datën 17.02.2015 një marrëveshje për bashkëpunim teknik dhe shkencor në fusha me interes të përbashkët.

Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranes, Akademik Jorgaq Kaҫani dhe Administratori i OSHEE, Z. Adrian Ҫela.

Kjo marrëveshje synon mundësi punësimi, ofrimin e faciliteteve për kryerjen e praktikave mësimore, laboratorëve, mikrotezave dhe disertacioneve nga ana e studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës në objektet e OSHEE. Gjithashtu ajo inkurajon projekte, ekspertiza, studime dhe kërkime të përbashkëta për sektorin energjitik nga të dy institucionet.