Sektori i Buxhetit

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 21 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 24 Janar 2023 Data pubblicazione
Super User Vizita: 30415

SEKTORI I BUXHETIT

Përgjegjese Sektori: Suela Cfarku

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialiste: Pamela Merdani

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialisti i Sektorit të Buxhetit ka për detyrë:

-Të hartojë projekt buxhetin afatmesëm të UPT, bazuar në manualin e klasifikimit buxhetor ekonomik si dhe kërkesave për buxhetim nga njësitë kryesore.
-Të hartojë buxhetin vjetor të UPT bazuar në manualin e klasifikimit buxhetor ekonomik si dhe kërkesave për buxhetim nga njësitë kryesore.
-Të kontrollojë dokumentacionin shoqërues të praktikave të pagesave dhe ligjshmërinë e kryerjes së procedurës për të gjitha pagesat.
-Të kontrollojë plotësimin me saktësi të urdhër shpenzimit me të gjitha elementet e tij, të siglojë dhe të disponojë kopjen e tretë të urdhër shpenzimit, të vendosë numrin dhe t’ia paraqesë urdhër shpenzimin nëpunësit zbatues për firmosje. Të ndjekë firmosjen e mëtejshme të urdhër shpenzimit tek nëpunësi autorizues dhe të ndjekë dërgimin e tij Degën e Thesarit-Tiranë brenda afateve ligjore.
-Të ndjekë dhe të kontrollojë ecurinë e fondeve vjetore për universitetin dhe njësitë kryesore dhe të informojë periodikisht për realizimin e
-Të ndjekë dhe të kontrollojë ecurinë e fondeve të parashikuara në rregjistrin e prokurimeve dhe për cdo konstatim problematik të informojë në kohë Drejtorinë e Drejtorisë Ekonomike për ndryshimet e nevojshme të rregjistrit të prokurimeve në rang institucioni.
-Të kryejë rregullisht rakordimet e shpenzimeve me Degen e Thesarit dhe cdo muaj ti paraqesë Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike në formë shkresore dhe elektronike situacionin për realizimin e shpenzimeve mujore e progresive sipas moduleve të përcaktuara nga Ministria e Financave.
-Të kryejë rakordimet mujore të shpenzimeve me njësitë e Universitetit për përdorimin e fondeve të akorduara njësive dhe pasi t’i konfirmojë me firmosjen e tyre ti depozitoj në dosjen përkatëse.
-Të hartojë pasqyrat financiare vjetore, të nxjerrë evidencën kontabile të Universitetit Politeknik në fund të vitit dhe t’ia paraqesë Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike për kontroll dhe firmosje brenda periudhës së përcaktuar në aktet ligjore dhe nënligjore për kontabilitetin.
-Të përpilojë dhe të dërgojë në afat evidencat statistikore.
-Të kryejë detyra të vecanta që i ngarkohen nga eprorët.

 

Specialisti i Sektorit të Buxhetit ka për detyrë:

-Të kryejë rregullisht rakordimet e të ardhurave me Degën e Thesarit dhe të përpilojë dokumentin e realizimit të të ardhurave mujore e progresive.
-Të kryejë rregullisht rakordimet e të ardhurave me të gjitha njësitë kryesore të Universitetit dhe pasi t’i konfirmojë me firmosjen e tyre, ti depozitoj në dosjen përkatëse.
-Të konceptojë dokumentacionin e nevojshëm për rritjen e autorizuar të të ardhurave dhe transferimin e fondeve në Degën e Thesarit.
-Të konceptojë dhe administrojë dokumetacionin e nevojshëm për donacionet apo projektet e huaja, çeljen/ mbylljen e llogarive bankare në Bankën e Shqipërisë dhe     Bankën e Nivelit të dytë, pagesat në përputhje me planet financiare, raportimet sipas afateve ligjore deri në mbylljen e këtyre llogarive.
-Të kontrollojë dokumentacionin dhe të bëjë hedhjen sistematikisht në kontabilitet të të ardhurave të Rektoratit.
-Të përpilojë dhe të dërgojë në afat evidencat statistikore sipas formularëve përkatës.