Sektori i Koordinimit dhe Partneritetit

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 21 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 17 Korrik 2023 Data pubblicazione
Super User Vizita: 8367

Sektori i Komunikimit dhe Partneritetit ka mision dhe objekt pune:

Të mbulojë marrëdhëniet me jashtë Institucionit dhe të koordinojë punën me institucionet partnere, brenda dhe jashtë vendit, për zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit dhe Partneritetit

Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit dhe Partneritetit emërohet nga Rektori dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit dhe Partneritetit ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon të gjitha materialet e shkruara të akteve ligjore dhe nënligjore, të Statutit dhe të rregulloreve të UPT-së, të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit që ka Sektori i Komunikimit dhe Partneritetit.

2. Disponon të gjithë dokumentacionin dhe standardet e Bashkimit Europian në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe të marrëveshjeve e bashkëpunimit universitar.

3. Njeh dhe zbaton objektivat dhe politikën e Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në fushën e marrëdhënieve me palët me interes të ndërsjellët, brenda dhe jashtë vendit.

4. Ndërton planin vjetor të punës së tij dhe të sektorit, indikatorët e performancës dhe i miraton te Drejtori.

5. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja, me rrjete universitare evropiane dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Drejtorit.

6. Njihet me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet UPT-së dhe universiteteve/institucioneve vendase, ose të huaja dhe planëzon detyrat e sektorit në kuadrin e realizimit të marrëveshjeve.

7. Nën drejtimin e Drejtorit, formulon dhe shpërndan në njësitë kryesore informacionet e nevojshme në lidhje me bashkëpunimet dhe marrëveshjet e UPT-së me universitete dhe institucione, brenda dhe jashtë vendit.

8. Merr pjesë dhe bashkëpunon në aktivitete të Institucionit, në kuadër të bashkëpunimit me universitete, institucione, organizata, biznese, me qëllim inicimin dhe zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

9. Duke bashkëpunuar dhe nën drejtimin e Drejtorit, përgatit materialet e takimeve, eventeve për vendosjen e bashkëpunimeve, apo lidhjen e marrëveshjeve të Institucionit me universitete/institucione të vendit, apo të huaja.

10. Në kuadër të bashkëpunimit apo marrëveshjeve me universitetet/institucionet brenda dhe jashtë vendit, mban lidhje dhe komunikon vazhdimisht palët në marrëveshje gjatë realizimit të fazave,

apo pikave të veçanta, duke informuar Drejtorin dhe/ose drejtpërdrejt Zvendësrektorin për anën shkencore e projektet.

11. Njeh dhe zbaton procedurat e kryerjes së mobiliteteve të stafit dhe të studentëve të UPT-së.

12. Mban komunikim të vazhdueshëm me pikat e kontaktit të palëve në marrëveshje, për ndjekjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, gjatë gjithë fazave të tyre.

13. Nën drejtimin e Drejtorit, bashkëpunon me përgjegjësin e faqes zyrtare të UPT-së, për njoftimin dhe hapjen e thirrjeve, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

14. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, ndjek dhe zbaton procedurat standarde për aplikantët për mobilitete, në kuadër të programit Erasmus+ dhe të marrëveshjeve bilaterale me universitete të huaja.

15. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, harton dokumentacionin standard për aplikantët për mobilitete.

16. Orienton dhe informon anëtarët e stafit akademik, të stafit administrativ dhe studentët mbi standardet dhe procedurat për ndjekjen e mobiliteteve dhe për nxjerrjen e vizave.

17. Mban data baze për të gjitha marrëveshjet me universitete vendase, me institucione vendase, me biznese dhe kompani vendase, me universitete e huaja, me universitete e huaja në kuadër të programit Erasmus+ dhe i përditëson ato në vijimësi.

18. Ndjek në vijimësi aktivitetin e stafit dhe të studentëve para, gjatë dhe pas mobiliteteve.

19. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, bashkëpunon dhe mbështet Këshillin Studentor, organizatat studentore të UPT–së, për të krijuar dhe mbajtur lidhje me organizata homologe të universiteteve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe për t'u anëtarësuar në shoqata studentore ndërkombëtare.

20. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Drejtorit dhe Zvendësrektorit për anën shkencore e projektet, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.


Specialisti për Koordinimin

Specialisti për Koordinimin emërohet nga Rektori dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit dhe Partneritetit.

Specialisti për Koordinimin ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe të studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja, me rrjete

universitare evropiane dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Përgjegjësit të Sektorit.

3. Njihet me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet UPT-së dhe universiteteve/institucioneve vendase, ose të huaja dhe planëzon detyrat në kuadrin e koordinimit të marrëveshjeve.

4. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me koordinimet e marrëveshjeve të UPT-së me universitete dhe institucione, brenda dhe jashtë vendit.

5. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, mban lidhje dhe komunikon vazhdimisht palët në marrëveshje gjatë realizimit të fazave, apo pikave të veçanta.

6. Mban komunikim të vazhdueshëm me pikat e kontaktit të palëve në marrëveshje, për ndjekjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, gjatë gjithë fazave të tyre.

7. Harton data baze me të gjitha marrëveshjet me universitete vendase, me institucione vendase, me biznese dhe kompani vendase, me universitete e huaja, me universitete e huaja në kuadër të programit Erasmus+ dhe i përditëson ato në vijimësi.

8. Njeh dhe zbaton procedurat e nxjerrjes së vizave në përfaqësitë diplomatike të huaja në Republikën e Shqipërisë.

9. Mban një bazë të dhënash me kontaktet e përfaqësive të huaja në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që të sigurojë në kohë vizat për mobilitetet e stafit dhe të studentëve dhe harton notat verbale për përfaqësitë e huaja dhe shkresat përcjellëse në ndihmë të mobiliteteve të stafit dhe të studentëve.

10. Harton dhe mban në vijimësi data baze për mobilitetet e stafit dhe të studentëve.

11. Ndjek në vijimësi bashkëpunimin me stafet e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për të koordinuar aktivitetet e UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

12. Merr pjesë në hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me subjekte të tjera me interes të përbashkët.

13. Asiston njësitë akademike dhe administrative të UPT-së, për përmbushjen e objektivave në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit të UPT-së.

14. Merr pjesë në organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera, që kanë lidhje me projektet dhe marrëdhëniet me jashtë.

15. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të projekteve, marrëveshjeve dhe aktiviteteve të bashkëpunimit me jashtë dhe administron dokumentacionin përkatës.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.


Specialisti për Partneritetin

Specialisti për Partneritetin emërohet nga Rektori dhe është në varësi të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit dhe Partneritetit.

Specialisti për Partneritetin ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja, me rrjete universitare evropiane dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Përgjegjësit të Sektorit.

3. Njihet me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet UPT-së dhe universiteteve/institucioneve vendase, ose të huaja dhe planëzon detyrat në kuadrin e partneritetit.

4. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me partneritetin dhe marrëveshjet e UPT-së me universitete dhe institucione, brenda dhe jashtë vendit.

5. Harton data baze me të gjitha universitetet partnere, me institucione vendase, me biznese dhe kompani vendase, me universitete e huaja, me universitete e huaja në kuadër të programit Erasmus+ dhe i përditëson ato në vijimësi.

6. Mban dhe vendos kontakte bashkëpunimi me stafet e marrëveshjeve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për të rritur spektrin e partneritetit të UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

7. Ndjek në vijimësi bashkëpunimin me stafet e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për aktivitetet e UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

8. Merr pjesë në hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me subjekte të tjera me interes të përbashkët.

9. Asiston njësitë akademike dhe administrative të UPT-së, për përmbushjen e objektivave, në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit.

10. Merr pjesë në organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera, që kanë lidhje me projektet dhe partneritetet.

11. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të projekteve, marrëveshjeve dhe aktiviteteve të bashkëpunimit me jashtë dhe administron dokumentacionin përkatës.

12. Harton dhe mban në vijimësi data baze për marrëveshjet me universitete vendase, me institucione, biznese dhe kompani vendase, me universitete të huaja dhe me universitete të huaja.

13. Ndjek në vijimësi bashkëpunimin me stafet e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për aktivitetet e UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

14. Promovon aktivitetet e partneritetit të UPT-së në veprimtari të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

15. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të projekteve, marrëveshjeve dhe aktiviteteve të bashkëpunimit me jashtë dhe administron dokumentacionin përkatës.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.