Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 97 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Më datën 20 Tetor 2015, në sallën “Silvano Pedrollo” të Rektoratit të UPT, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa” Akademikut Kosovar Fejzullah Ibrahim Krasniqi, akorduar nga Senati Akademik i UPT.
Në këtë ceremoni morën pjesë anëtarët e Senatit Akademik të UPT, profesorë dhe studentë të UPT, përfaqësues të Akademise së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), drejtues të Fakultetit të Inxhinierise Mekanike të Universitetit te Prishtinës, miq, kolegë dhe dashamires të Akademik Krasniqit nga Kosova dhe Shqipëria. Në këtë ceremoni na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Nora Malaj, Zv Ministre e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërise, Z. Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë i Republikes së Kosovës, Z. Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Z. Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Z. Bajram Kosumi, Ish Kryeministër i K
osovës dhe Rektor i Universitetit të Gjilanit, Kosovë, etj.
Ceremonia filloi me ekzekutimin e Himnit të Republikës së Kosovës dhe Himnit të Flamurit dhe vijoi me leximin e oponencës nga Akademik Jorgaq Kaçani dhe Prof. Andonaq Londo.Akademik Krasniqit iu dorëzua Diploma “Doctor Honoris Causa” nga Akademik Jorgaq Kaçani, Rektor i UPT dhe Kryetar i Senatit Akademik të UPT dhe Medalja “Doctor Honoris Causa” nga Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Nora Malaj.
Ceremonia u mbyll me fjalën e Z. Krasniqi si dhe me fjalët përshëndetëse nga Znj. Nora Malaj, Z. Hajredin Kuçi dhe Z. Musli Bajraktari, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Prishtinës.Kjo ceremoni merr një kuptim të veçantë sepse Z. Krasniqi është i pari “Doctor Honoris Causa” nga Kosova në UPT nga Kosova në UPT.