Ceremonia e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa” Akademikut Kosovar Fejzullah Ibrahim Krasniqi

Shtyp
Krijuar: 22 Tetor 2015 Ndryshimi i fundit: 20 Qershor 2017 Data pubblicazione Vizita: 7212

Më datën 20 Tetor 2015, në sallën “Silvano Pedrollo” të Rektoratit të UPT, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa” Akademikut Kosovar Fejzullah Ibrahim Krasniqi, akorduar nga Senati Akademik i UPT.

  këtë ceremoni morën pjesë anëtarët e Senatit Akademik të UPT, profesorë dhe studentë të UPT, përfaqësues të Akademise së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), drejtues të Fakultetit të Inxhinierise Mekanike të Universitetit te Prishtinës, miq, kolegë dhe dashamires të Akademik Krasniqit nga Kosova dhe Shqipëria. Në këtë ceremoni na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Nora Malaj, Zv Ministre e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërise, Z. Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë i Republikes së Kosovës, Z. Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Z. Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Z. Bajram Kosumi, Ish Kryeministër i K
osovës dhe Rektor i Universitetit të Gjilanit, Kosovë, etj.

Ceremonia filloi me ekzekutimin e Himnit të Republikës së Kosovës dhe Himnit të Flamurit dhe vijoi me leximin e oponencës nga Akademik Jorgaq Kaçani dhe Prof. Andonaq Londo.Akademik  Krasniqit iu dorëzua Diploma “Doctor Honoris Causa” nga Akademik Jorgaq Kaçani, Rektor i UPT dhe Kryetar i Senatit Akademik të UPT dhe Medalja “Doctor Honoris Causa” nga Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Nora Malaj.

Ceremonia u mbyll me fjalën e Z. Krasniqi si dhe me fjalët përshëndetëse nga Znj. Nora Malaj, Z. Hajredin Kuçi dhe Z. Musli Bajraktari, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Prishtinës.Kjo ceremoni merr një kuptim të veçantë sepse Z. Krasniqi është i pari “Doctor Honoris Causa” nga Kosova në UPT nga Kosova në UPT.