Njoftim - Seminar: Inovacioni i mësimdhënies - 26.01.2016 - Ora: 11:30-13:30

Shtyp
Krijuar: 25 Janar 2016 Data pubblicazione Vizita: 7784

UNIVERSITETI POLITEKNIK i TIRANËS  dhe ZYRA  ERASMUS PLUS - HERE  ORGANIZOJNË  SEMINARIN:

"Inovacioni i mësimdhënies në kuadër të procesit Bolonja"

Objektivi kryesor i seminarit është:
"Të përhapet përvoja e marrë në konferencën e Tbilisit - Gjeorgji të organizuar nga SPHERE  dhe të nxitet diskutimi  e transferimi  i  praktikave më të mira  inovative në mësimdhënien në  UPT, në përputhje me planin institucional për përmirësimin e cilësisë".

Seminari i dedikohet anetarëve të rrjetit të UPT për sigurimin e cilësisë, drejtorisë mësimore të UPT dhe studentëve. Seminari është pjesë e aktiviteteve të UPT për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në mësim. Nga referimi dhe diskutimet priten të dalin  konkluzione  me propozime për aktivitete që duhen ndërmarrë në të ardhmen që lidhen sidomos me përmirësimin e elementëve të ndryshëm të planit mësimor, të programeve të lëndëve, të përgatitjes së detyrave, projekteve, praktikave e diplomave, të ngritjes të strukturave mbështetëse,  të futjes së ICT,  duke vënë në qendër studentin, si dhe në promovimin e stafit  që përdor këto metoda. Seminari do të diskutojë edhe rreth kërkesave të standarteve  për sigurimin e cilësisë.

Programi:
" Përmirësimi  i cilësisë së mësimdhëniës, në konteksin e sfidave të kohës- Prof. Genti Guxho-  Zv.rektor i UPT
" Inovacioni i mësimdhënies në kuadër të procesit Bolonja- Prof.As. Flamur Bidaj; Prof.A.Paparisto; Prof.As. F.Shehu-HERE
" Diskutime
" Përfundime


Data:    26.01.2016
Ora:   11:30 - 13:30
Vendi:   Salla e Senatit; UPT

 

Për më shumë, informohuni në materialin e mëposhtëm:

Seminari UPT- Erasmus - Inovacioni dhe modernizimi i mësimdhënies në IAL 26.01.2016