Ceremonia e akordimit të çmimit nga BSUN, Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, Akad.Jorgaq KAÇANI, në 13 maj 2016 në Tbilis, Gjeorgji

Shtyp
Krijuar: 29 Maj 2016 Ndryshimi i fundit: 26 Korrik 2016 Data pubblicazione Vizita: 6541
 Ceremonia e akordimit të çmimit nga BSUN, Rektorit te Universitetit Politeknik të Tiranës, Akad.  Jorgaq KAÇANI, në 13 Maj 2016 në Tbilis, Gjeorgji.
 
Black Sea University Network (BSUN), në kongresin e 12-të të Rektorëve të Universiteteve të Detit të Zi, zhvilluar  në Tbilis, Gjeorgji, në periudhën 12-15 Maj 2016, i akordoi Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës,  Akademik Jorgaq KAÇANI, cmimin prestigjoz:
 
”Personalitet me Kontribute të Shquara në Promovimin e Bashkëpunimit në Rajonin e Detit të Zi”
 
Çmimi në emër të BSUN ju dorëzua Akad. Jorgaq KAÇANI nga Sekretari i Pergjithshëm i BSUN  Prof. Eden MAMUT,  në një ceremoni të posaçme, mbajtur në datën 13 Maj 2016, me praninë e Rektorëve të shumë Universiteteve  anëtare të këtij rrjeti.
Në fjalën e tij Z. MAMUT nënvizoi kontributin e cmuar te Akad. KAÇANI për nxitjen e vazhdueshme të bashkëpunimit midis Universiteteve të Detit të Zi, që prej hyrjes së Universitetit Politeknik të Tiranës si anëtar me të drejta të plota në këtë rrjet, dhe sidomos gjatë periudhës katër vjeçare 2012-2015, gjatë së cilës Akad. KAÇANI ka mbajtur pozicionin e Presidentit të BSUN, i zgjedhur me unanimitet për dy mandate radhazi nga Kongresi i BSUN,si dhe në periudhën në vazhdim si anëtar i trojkës presidenciale të BSUN.
 
Akad. KAÇANI në fjalën e tij falenderoi me mirënjohje anëtarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të BSUN për cmimin e   akorduar, duke e konsideruar atë si nderim jo vetëm për kontributin e tij të vazhduar në veprimtarinë e BSUN, por   vecanërisht si nderim dhe mirenjohje që i bëhet rolit që Universiteti Politeknik i Tiranës ka luajtuar në gjallërimin dhe   promovimin e të gjitha aktiviteteve të BSUN.