Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 300 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Ky takim është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, nën kujdesin e Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani, Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave z. Ilirjan Muho, Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës Akademik Jorgaq Kaçanit dhe Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Prof. Gëzim Hasko.
Studentët e Degës së Gjeodezisë, së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të këtij universiteti u njohën me problematikën aktuale në procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqip ërisë, detajet e projektit të përmirësimit/përditësimit të të dhënave të Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme dhe mundësinë e angazhimit të tyre në këtë proces.
Informacioni i servirur është pritur me interes nga studentët dhe pedagogës, pasi jo vetëm që prezanton në vija të përgjithshme problematikën dhe metodologjinë e zbatimit në praktikë të një projekti kaq madhor me interes profesional, por gjithashtu paraqet një mundësi reale të angazhimit dhe punësimit të specialistëve të rinj, diplomantë të Degës së Gjeodezisë së Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në interes të këtyre specialistëve do të ishte fakti se bazuar ne legjislacionin ne fuqi, ZRPP ka inicuar kryerjen e projektit per permiresim/perditesimin ne 100 ZK urbane dhe periurbane qe shtrihen ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, me nje total prej rreth 560 000 pasuri te paluajtshme. Ky projekt do te kryhet nga ZQRPP me financimet e veta duke rekrutuar specialistet perkates nga jashte sistemit.
Numri i specialisteve te nevojshem per kryerjen e proceseve te punes eshte rreth 380 punonjes, ku rreth 180 prej tyre duhet te jene specialiste me profesion Inxhinier Gjeodet.
Informacion i Përgjithshëm mbi Projektin.
Në zbatim të nenit 64 te Ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme” ku përcaktohet se kushtet dhe procedurat për kryerjen e përmirësimit dhe përditësimit të të dhënave miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, eshte miratuar Vendimi I KM 245, date 30/04/2014 “PËR PËRCAKTIMIN E PROÇEDURAVE DHE KUSHTEVE PËR KRYERJEN E PËRMIRËSIMIT DHE PËRDITËSIMIT TË TË DHËNAVE TË REGJISTRIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”.
Objekti i këtij Vendimi është përcaktimi i proçedurave dhe kushteve për kryerjen e përmirësimit dhe përditësimit të të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme që administrohet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ne formate dixhitale dhe manuale.
Përmirësimi i të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme konsiston në:
Në përfundim të procesit të përmirësim/përditësimit do te kemi nje regjister te pasurive te paluajtshme ne format dixhital, me te dhena te aktualizuara dhe te standartizuara, dhe me ngarkimin e tyre në sistemin informatik ALBSReP, shërbimet ndaj qytetareve do të jenë më cilësore dhe afatet e kryerjes së tyre do të jenë më të shpejta.
Një nga pjesët më të rëndësishme të regjistrit të pasurive të paluajtshme është Harta Kadastrale. Përmiresimi dhe përditësimi i informacionit gjeohapsinor egzistues dhe krijimi i një Hartë Kadastrale me standarte është një nga sfidat më të mëdha të këtij projekti, gjë e cila kërkon burime njerëzore të specializuara në fushën përkatëse. Kësaj i sherbeu dhe takimi i kryer në Universitetin Politeknik të Tiranës, me përfaqesuesit më të lartë të këtij institucioni dhe me studentët e fushës së Gjeodezisë.
Përmirësimi dhe përditësimi i informacionit gjeografik egzistues do të bazohet në të dhënat e përftuara nga fotografimet ajrore, verifikimi dhe matjet në terren të kufijve fizik të pasurive të paluajtshme, konsultimi me dokumentacionin tekniko-ligjor, etj.
Krijimi i Hartës Kadastrale do të bazohet në metodikat dhe programet informatike bashkëkohore, dhe do të jetë një model informatik dy dimensional, duke lidhur të dhënat gjeohapsinore me ato alfanumerike në një ambjent GIS, në përputhje me strukturën e të dhënave të sistemit informatik ALBSReP, me të cilin është duke punuar ZRPP.
Pamvarsisht nga formimi baze, punonjësit e rinj që do të rekrutohen, fillimisht do të intervistohen dhe më pas do të vijohet me trajnimin e tyre.
Projekti është parashikuar të fillojë në datën 01 Shtator 2016 dhe të zgjasë rreth një vit kalendarik, ndërkohë që para fillimit të këtij procesi, ZRPP duhet të ketë përfunduar me proceset e rekrutimit të punonjësve, trajnimit të tyre, krijimit të infrastrukturës së nevojshme, etj.