Projekte

Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"

Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.

Kopertina

BKSTONE

REACH

DRIVE

Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".

           

           

           

                                                                Vini re !!!!

Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.

 Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.

Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/

Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.

Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu

Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/ GRADUA
                                                                    
 Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në databazën e të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e diplomuar; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimi i vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës. Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës. Projekti do të mbështesë kështu universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës së integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) përmes:
i) grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e diplomuar dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;
ii) lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare);
iii) lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës

Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)
Partnerët:
Universiteti i Tiranës (UT),
Universiteti i Arteve Tiranë (UART),
Universiteti Europian i Tiranës (UET),
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT),
Universiteti Polis (U_POLIS)
Universiteti Katolik "Zonja e Këshillit të Mirë" (UniKZKM)
Universiteti Shqiptar (AU)
Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
Università degli Studi di Siena (UNISI)
Universiteti i Barcelonës (UB),
Instituti Universitar i Lisbonës (ISCTE-IUL),
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
Consorzio Interuniversitario Alma Laurea (AL)
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS) Partnerët e lidhur: Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)


Person kontakti:
Dr. Alma Afezolli
 
 
Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Objektivat specifike të projekteve të MARDS janë:
• të rishikojë politikat ekzistuese kombëtare / standardet për studimet e doktoratës në të dy vendet dhe përputhshmërinë e tyre me praktikat e BE-së, • të zhvillojë dhe të propozojë një model të ri të studimeve të doktoratës në të dy vendet, të përshtatura sipas eksperiencave të fituara gjatë dekadave të fundit dhe nevojave aktuale dhe të parashikuara të dy vendeve,

• të propozojë një metodë të qëndrueshme të financimit të studimeve të doktoraturës në të dy vendet në nivel kombëtar.
• të krijojnë dy shkolla të përbashkëta të doktoratës "Shkencat Natyrore dhe Teknologjia për një zhvillim të qëndrueshëm" në Mal të Zi (Podgoricë) dhe "Ekonomia dhe Turizmi për një zhvillim të qëndrueshëm" në Shqipëri (Shkodër).
• të krijojë një bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët e BE-së dhe të themelojë Shkollën e Doktoraturës në mënyrë që të ruajë standardet e zhvilluara.
Partnerët në këtë projekt janë: Partnerët Europianë:

Universiteti i Vienës,
Universiteti i Zagrebit;
Universiteti i Maribor, Universiteti i Banska Bistrica,
Shoqata e profesionistëve në edukimin e doktoraturës.
Partnerët e Malit të Zi:
Universiteti i Malit të Zi (Koordinator i projektit),
Universiteti i Donja Gorica,
Ministria e Edukimit e Malit të Zi;
Ministria e Shkencës e Malit të Zi;
Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi.
Partnerët Shqiptarë:
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, Universiteti Metropolitan i Tiranës, Ministria e Arsimit,
Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.
Faqa zyrtare e projektit: https://www.mards.ucg.ac.me
 
NJOFTIM – Ftohen dy vlerësues të jashtëm për projektin MARDS

Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Në kuadër të këtij projekti ftohen dy vlerësues të jashtëm. Kandidatët potencialë duhet të kenë eksperienca në projekte që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës dhe menaxhimin e Arsimit të lartë.
Aplikimet duhet të shoqërohen edhe me një propozim deri në 3 faqe dhe të dërgohen me e-mail deri të mërkurën, më 15 janar 2020 tek koordinatori i projektit Prof. Dr. Radovan Stojanovic, Universiteti i Malit të Zi stox@ac.me si dhe tek menaxheri i cilësisë së projektit Asoc. Prof. Dr Matjaz Debevc, Universiteti i Maribor, Slovenia(matjaz.debevc@um.si)
Për më tepër informacion rreth dokumentacionit të aplikimit klikoni këtu ose vizitoni faqen zyrtare https://www.mards.ucg.ac.me/ .
Në Linjë

Kemi 56 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Artikuj Shkencorë

Titulli Autori Vizita
FIM-Analiza inxhinierike e aksidenteve në Shqipëri,si një qasje reaktive ndaj sigurisë rrugore Kumbim Shala 436
FIMIF-Fusha e rrezatimeve të pajisjeve të radiologjisë dhe vlerësimi i ekspozimeve mjekësore nëpërmjet dedektorëve termolumineshentë Avni Morina 421
FIMIF-Kontributi i zbërthimit të EDGEWORTH në metodat e rizgjedhjes Edlira Donefski 370
FTI- Teknika për rritjen e efiçencës së përdorimit të frekuencave në rrjetet numerike të transmetimeve audiovizive Loreta Andoni 395
FIMIF-Përcaktimi i karakteristikave fizike të thyerjeve sizmo - aktive në territorin e Shqipërisë, nëpërmjet studimit të tërmeteve të moderuar Besian Rama 424
FIMIF-Nënhapësirat Krylov dhe zbatime Amanda Zeqiri 521
FAU-Roli i materialeve të ndertimit dhe efiçencës energjitike në qytetet historike dhe influenca e komunitetit në të, rasti i Krujës Klodjan Xhexhi 1197
FIMIF-Kontribut në zgjidhjen numerike të disa problemeve diferenciale të tipit hiperbolik që ndeshen në studimin e lëkundjeve të strukturave fleksible Valmir Bame 429
FIM-Studim i thelluar sasior i difuzionit shumëfazor në sistemin dysh FE-ZN Edlira Prespa 496
FIN-Studimi i parashikimit të përmbytjeve në ultësirën perëndimore të shqipërisë me anën e modelimit hidrologjik Klodian Zaimi 631
FAU-Ndikimi i përqasjes së metabolizmit në planifikimin hapësinor në shqipëri nga plani kombëtar i territorit në nivelin lokal të planifikimit Anisa Fagu(Qorri) 472
FGJM-Vetitë fiziko-mekanike të dherave me veçori speciale në zonën Fier-Vlorë Majlinda Meçaj (Sina) 749
FIN-Studim mbi optimizimin e konstruksioneve të trarëve dhe kapriatave prej çeliku Ersilio Tushaj 774
FGJM-Vlerësimi i shkallës së ndotjes së mjedisit nga komponimet hidrokarbure në territorin e ish rafinerisë së naftës në Kuçovë dhe masat rehabilituese Nensi Lalaj 958
FAU-Eficienca e energjisë në ndërtesat publike; Masat e Eficiençës së Energjisë në Ndërtesat Publike në Kosovë -një qasje sistematike Kreshnik Mustafë Muhaxheri 832
FGJM-Gjurmimi i proceseve të kripëzimit të ujit nëntokësor në akuiferin e Fushë Kuqes nëpërmjet metodave gjeokimike dhe izotopike Sabina Cenameri 743
FTI-Implementimi i arkitekturave të orientuara në shërbime në pajisje të mbyllura përmes gjeneratorëve të kodit Kujtim Hyseni 823
FIM-“Modelimi hidraulik I regjimeve te punës në tubin magjistral mihaliq-fabrika e perpunimit te ujit pijës Shkabaj-Prishtinë” Gjelosh Vataj 809
FIMIF- "Mbi bashkësitë Fuzzy dhe zbatime të Fuzzy Logic në parashikimin e aksidenteve të trafikut" Elda Maraj 854
FAU-Si ka ndikuar ndryshimi i sistemeve në transformimin e hapësirave ndërmjet godinave të banimit në kompleksin 50 vjetori Tiranë Parashqevi Tashi 843
FIE-Lokalizimi,identifikimi dhe navigimi në robotët e lëvizshëm Margarita Gjonaj 1008
FIM-Ndikimi i parametrave gjeometrikë të karkasës spirale në performancën e ventilatorëve centrifugalë Ardit Gjeta 2706
FIE-Kontrolli optimal i shpejtësisë në MRVEP nëpërmjet minimizimit të energjisë së konsumuar Arnisa Myrtellari 1026
FGJM-Identifikimi i faktorëve që kontrollojnë përmbajtjen e hekurit në ujrat nëntokësorë te akuiferit Rrogozhina Suada Luzati 947
FGJM-Monitorimi i dinamikës së vijës bregore të Adriatikut me anë të GIS/RS Luan Arapi 939
FGJM-Projektimi i sistemit optimal të ajrimit,duke u bazuar në lidhjen e minierës "Trepça" në Stantërg me minierat e tjera mëmë të krahut lindor Jahir Gashi 892
FGJM-Mundësitë e përdorimit të burimeve gjeotermike dhe perspektiva e tyre në Republikën e Kosovës Atifete Zuna 870
FGJM-Aplikimi i sistemeve të informacionit gjeografik(GIS) në modelimin 3D dhe vlerësimin e rezervave minerare të FE-NI në vendburimin Skroskë Arbi Shehu 822
FGJM-Lëvizja e ujërave nëntokësor të ndotur me anë të modelit të konveksion-difuzionit Dulian Zeqiraj 908
FIM-Sjellja energjitike e ndërtesave në shqiperi. Rast studimi: stoku, tipologjia, konsumi, kosto optimale si dhe nevoja për ndryshime në kodin energjitik për ndërtesat që rinovohen Gjergji Simaku 1023
Shfaq n.