Drejtoria e Komunikimit dhe Koordinimit

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 18 Shkurt 2021 Vizita: 22001

DREJTORIA E KOMUNIKIMIT DHE KOORDINIMIT

Drejtor: ________________________

Kontakt: ________________________

Organizimi strukturor i Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit: Njësi strukturore mbështetëse e UPT-së.

Sektorët:

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjës sektori:

Specialist për Partneritetin:Aulona Beqo

kontakt:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialist për Koordinimin:Robert Kodra

kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjës sektori:

Specialist për Këshillimin e Karrierës:Vilma Kume

kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialist për ALUMNI:

 

Misioni dhe veprimtaria:

Drejtoria e Komunikimit dhe Koordinimit është njësi strukturore mbështetëse e UPT–së, në vartësi të drejtpërdrejtë të Zëvendësrektorit për anën shkencore e projektet dhe ndjek problemet e komunikimit dhe koordinimit të UPT–së, në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave, me urdhrat dhe udhëzimet e MASR, me Statutin e UPT–së, me standardet e Bashkimit Europian në fushën e marrëdhënieve me jashtë, të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit universitar, si dhe me kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e Institucionit.

Kjo drejtori përbëhet nga dy sektorë dhe ka për mision:

Të mbështesë Institucionin, njësitë kryesore dhe njësitë bazë, duke planifikuar dhe organizuar veprimtaritë në fushën e bashkëpunimit me palët e interesuara, të marrëveshjeve dhe projekteve të përbashkëta, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në koordinim me strukturat dhe organet e UPT-së.

Detyrat kryesore të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit:

Drejtoria e Komunikimit dhe Koordinimit, në funksion të përmbushjes së misionit të saj, ka këto detyra kryesore:

· Planifikon, organizon dhe ndjek veprimtarinë e Institucionit, bazuar në legjislacionin shqiptar, në bashkëpunim me strukturat dhe organet e UPT-së.

· Njeh dhe zbaton standardet e Bashkimit Europian në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit universitar.

· Komunikon me të gjitha palët e interesuara, brenda dhe jashtë vendit dhe shkëmben informacion, në përputhje me nevojat dhe kërkesat me interes reciprok.

· Mbulon marrëdhëniet me jashtë Institucionit, me universitete, shkolla, persona, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja, me rrjete universitare evropiane dhe zbaton marrëveshjet e lidhura me ta.

· Mbledh, përgatit, përpunon dhe shpërndan informacionin e kërkuar nga palët e interesuara, brenda dhe jashtë vendit.

· Bashkëpunon me palët e interesuara, brenda dhe jashtë Institucionit, në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

· Ofron shërbime, (trajnime, workshope, kurse, etj.), këshillime e mbështetje të vazhdueshme dhe orientuese ndaj studentëve aktualë dhe atyre që janë diplomuar, në lidhje me aspektet e të ardhmes së tyre profesionale, si kanal komunikimi i drejtpërdrejte ndërmjet tyre dhe tregut të punës.

· Mbledh dhe përpunon informacion dhe siguron kontaktet për universitetet e huaja, në radhë të parë për universitete politeknike/teknike, apo fakultete inxhinierike të universiteteve evropiane, që paraqesin interes për UPT-në, nëpërmjet organizmave ndëruniversitare, si dhe drejtpërdrejt nga këto universitete, për nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

· Formulon dhe shpërndan në njësitë kryesore informacionet e nevojshme në lidhje me bashkëpunimet dhe marrëveshjet e UPT-së me palët e interesuara, në interes të veprimtarisë mësimore dhe shkencore të Institucionit.

· Mban lidhje dhe komunikon vazhdimisht me institucionet bashkëpunuese gjatë realizimit të etapave, fazave, apo pikave të veçanta të marrëveshjeve të lidhura me to.

· Zbaton procedurat e kryerjes së mobiliteteve të personelit dhe studentëve të UPT-së, si dhe orienton e informon anëtaret e stafit akademik, stafit administrativ dhe studentët mbi procedurat dhe problemet e ndryshme që lidhen me ndjekjen e mobiliteteve, gjatë gjithë fazave të tyre.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit emërohet nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Zvendësrektorit për anën shkencore e projektet.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit ka këto kompetenca, përgjegjësi dhe detyra:

1. Organizon aktivitetin e Drejtorisë bazuar në të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, në standardet e Bashkimit Europian në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit universitar, si dhe në kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e Institucionit.

2. Harton planet e punës të aktiviteteve vjetore të Drejtorisë, procedurat e aktiviteteve kryesore që zhvillojnë sektorët në varësi dhe i miraton te Rektori.

3. Ndërton “Sistemin e Përgjithshëm të Komunikimit” të UPT-së, “Sistemin i Komunikimit” në kuadrin e Marrëdhënieve me Jashtë, “Sistemin e Komunikimit” në kuadrin e Këshillimit të Studentëve dhe “Sistemin e Komunikimit” në kuadrin e Statistikës dhe Informacionit, si dhe kryen ndryshimet përkatëse, nëpërmjet rishikimeve përmirësuese.

4. Informon në vijimësi dhe bashkëpunon me Zvendësrektorin për anën shkencore e projektet në fushën e komunikimit dhe koordinimit, të vendosjes së kontakteve dhe të marrëveshjeve me palët me interesa të ndërsjellët.

5. Siguron dhe shpërndan në njësitë kryesore dhe bazë të UPT–së standardet shtetërore dhe standardet e Bashkimit Europian të marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve, dy apo shumë palëshe.

6. Organizon dhe monitoron aktivitetin e marrëdhënieve me jashtë Institucionit, me universitete, persona, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja dhe me rrjete universitare evropiane.

7. Organizon dhe monitoron punën për inicimin dhe zbatimin e marrëveshjeve, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me njësitë kryesore dhe bazë të UPT–së.

8. Organizon punën për shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me bashkëpunimet dhe marrëveshjet e UPT-së me universitete/institucione etj., në interes të veprimtarisë mësimore dhe shkencore të Institucionit, stafit dhe studentëve.

9. Organizon dhe monitoron punën për shpërndarjen e informacionit të kërkuar nga palët e interesuara, brenda dhe jashtë vendit.

10. Organizon dhe monitoron punën për shërbime, (trajnime, workshope, kurse, etj.), këshillime dhe mbështetje të vazhdueshme e orientuese ndaj studentëve që rregjistrohen në një program të ciklit të parë, studentëve aktualë dhe atyre që janë diplomuar.

11. Planifikon, organizon dhe monitoron punën për realizimin, botimin dhe shpërndarjen e materialeve të ndryshme të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm (buletine informative, fletëpalosje, etj.).

12. Organizon dhe monitoron punën për përpunimin e informacionit dhe për sigurimin e kontakteve me universitete të huaja, në interes të nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

13. Organizon punën dhe ndjek procedurat e kryerjes së mobiliteteve të personelit dhe studentëve, gjatë gjithë fazave të tyre.

14. Ndërmerr studime dhe organizon punën në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me institucionet homologe/partnere brenda dhe jashtë

vendit, në fushën e informacionit që përpunohet dhe shpërndahet brenda dhe jashtë Institucionit, si dhe në fushën e këshillimit të karrierës së studentëve, para, gjatë dhe pas diplomimit të tyre.

15. Orienton dhe organizon punën për trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve.

16. Kryen vlerësimin vjetor të punës së çdo punonjësi të Drejtorisë, si dhe formulon dhe paraqet te Zvendësrektori për anën shkencore e projektet vlerësimet për çdo punonjës të Drejtorisë.

17. Përgatit Raportin Vjetor të punës së Drejtorisë dhe e paraqet atë në Rektorat.

18. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Zvendësrektorit për anën shkencore e projektet/ Rektorit për aktivitete apo situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme në jetën e Institucionit.

19. Është përgjegjës për bashkëpunimin me palët e interesuara, brenda dhe jashtë vendit, për koordinimin e veprimtarive të përbashkëta, për nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve.

20. Është përgjegjës për publikimin e rezultateve të punës së Drejtorisë dhe dhënien e rekomandimeve për vijimin e aktivitetit të mëtejshëm.

Publikime:

1.Marrëveshje institucionale me universitete vendase;

2.Marrëveshje institucionale me universitete te huaja;

3.Marrëveshje institucionale me institucione shtetërore;

4.Marrëveshje institucionale me kompani;

5.Marrëveshje në kuadër të Erasmus +

6.Marrëveshje bashkëpunimi,ku përfshihen fusha të kërkimit shkencor

7.Projektet

8.Përshkrim i shkurtër i projekteve

 

Broshure informuese UPT

Information Brochure-PUT

Guide studentore 2019-2020

Guide studentore 2020-2021

Panairi “Work & Study- Gati për shkollë 2020 (Talentet e reja)”

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karriereës informoi studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Ditët e informimit të maturantëve

Takim me kompaninë Lufthansa Industry Solution

Info day mbi platformën e punësimit online “GRADUA”

Takim informues mbi bursat dhe kurset e gjuhes turke,ofruar nga qeveria turke

Info Day për studentët në lidhje me Universitetin Teknologjik të Compiegne në Francë

Informimi i studentëve mbi  garën më prestigjoze mbarëkombëtare të ICT-së

Ditët e informimit të maturantëve (Qendra Rinore Ten)

Sesion informues me kompaninë Deloitte

EXPO FORUM 2018, NDËRTIM / ARKITEKTURE / PLANIFIKIM URBAN

Amazon Web Server

Panairi i Punës

Learning Agreement, Erasmus +: 

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/documents/applicants/learning-agreement_en

Erasmus Subject Code – ISCED Code (EN) 

http://www.ung.si/public/doc/mednarodni/ISCED_Code.pdf

  

Sektori i Komunikimit dhe Partneritetit ka mision dhe objekt pune:

Të mbulojë marrëdhëniet me jashtë Institucionit dhe të koordinojë punën me institucionet partnere, brenda dhe jashtë vendit, për zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit dhe Partneritetit

Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit dhe Partneritetit emërohet nga Rektori dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit dhe Partneritetit ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon të gjitha materialet e shkruara të akteve ligjore dhe nënligjore, të Statutit dhe të rregulloreve të UPT-së, të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit që ka Sektori i Komunikimit dhe Partneritetit.

2. Disponon të gjithë dokumentacionin dhe standardet e Bashkimit Europian në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe të marrëveshjeve e bashkëpunimit universitar.

3. Njeh dhe zbaton objektivat dhe politikën e Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në fushën e marrëdhënieve me palët me interes të ndërsjellët, brenda dhe jashtë vendit.

4. Ndërton planin vjetor të punës së tij dhe të sektorit, indikatorët e performancës dhe i miraton te Drejtori.

5. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja, me rrjete universitare evropiane dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Drejtorit.

6. Njihet me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet UPT-së dhe universiteteve/institucioneve vendase, ose të huaja dhe planëzon detyrat e sektorit në kuadrin e realizimit të marrëveshjeve.

7. Nën drejtimin e Drejtorit, formulon dhe shpërndan në njësitë kryesore informacionet e nevojshme në lidhje me bashkëpunimet dhe marrëveshjet e UPT-së me universitete dhe institucione, brenda dhe jashtë vendit.

8. Merr pjesë dhe bashkëpunon në aktivitete të Institucionit, në kuadër të bashkëpunimit me universitete, institucione, organizata, biznese, me qëllim inicimin dhe zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

9. Duke bashkëpunuar dhe nën drejtimin e Drejtorit, përgatit materialet e takimeve, eventeve për vendosjen e bashkëpunimeve, apo lidhjen e marrëveshjeve të Institucionit me universitete/institucione të vendit, apo të huaja.

10. Në kuadër të bashkëpunimit apo marrëveshjeve me universitetet/institucionet brenda dhe jashtë vendit, mban lidhje dhe komunikon vazhdimisht palët në marrëveshje gjatë realizimit të fazave,

apo pikave të veçanta, duke informuar Drejtorin dhe/ose drejtpërdrejt Zvendësrektorin për anën shkencore e projektet.

11. Njeh dhe zbaton procedurat e kryerjes së mobiliteteve të stafit dhe të studentëve të UPT-së.

12. Mban komunikim të vazhdueshëm me pikat e kontaktit të palëve në marrëveshje, për ndjekjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, gjatë gjithë fazave të tyre.

13. Nën drejtimin e Drejtorit, bashkëpunon me përgjegjësin e faqes zyrtare të UPT-së, për njoftimin dhe hapjen e thirrjeve, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

14. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, ndjek dhe zbaton procedurat standarde për aplikantët për mobilitete, në kuadër të programit Erasmus+ dhe të marrëveshjeve bilaterale me universitete të huaja.

15. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, harton dokumentacionin standard për aplikantët për mobilitete.

16. Orienton dhe informon anëtarët e stafit akademik, të stafit administrativ dhe studentët mbi standardet dhe procedurat për ndjekjen e mobiliteteve dhe për nxjerrjen e vizave.

17. Mban data baze për të gjitha marrëveshjet me universitete vendase, me institucione vendase, me biznese dhe kompani vendase, me universitete e huaja, me universitete e huaja në kuadër të programit Erasmus+ dhe i përditëson ato në vijimësi.

18. Ndjek në vijimësi aktivitetin e stafit dhe të studentëve para, gjatë dhe pas mobiliteteve.

19. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, bashkëpunon dhe mbështet Këshillin Studentor, organizatat studentore të UPT–së, për të krijuar dhe mbajtur lidhje me organizata homologe të universiteteve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe për t’u anëtarësuar në shoqata studentore ndërkombëtare.

20. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Drejtorit dhe Zvendësrektorit për anën shkencore e projektet, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.

Specialisti për Koordinimin

Specialisti për Koordinimin emërohet nga Rektori dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit dhe Partneritetit.

Specialisti për Koordinimin ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe të studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja, me rrjete

universitare evropiane dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Përgjegjësit të Sektorit.

3. Njihet me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet UPT-së dhe universiteteve/institucioneve vendase, ose të huaja dhe planëzon detyrat në kuadrin e koordinimit të marrëveshjeve.

4. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me koordinimet e marrëveshjeve të UPT-së me universitete dhe institucione, brenda dhe jashtë vendit.

5. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, mban lidhje dhe komunikon vazhdimisht palët në marrëveshje gjatë realizimit të fazave, apo pikave të veçanta.

6. Mban komunikim të vazhdueshëm me pikat e kontaktit të palëve në marrëveshje, për ndjekjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, gjatë gjithë fazave të tyre.

7. Harton data baze me të gjitha marrëveshjet me universitete vendase, me institucione vendase, me biznese dhe kompani vendase, me universitete e huaja, me universitete e huaja në kuadër të programit Erasmus+ dhe i përditëson ato në vijimësi.

8. Njeh dhe zbaton procedurat e nxjerrjes së vizave në përfaqësitë diplomatike të huaja në Republikën e Shqipërisë.

9. Mban një data bazë me kontaktet e përfaqësive të huaja në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që të sigurojë në kohë vizat për mobilitetet e stafit dhe të studentëve dhe harton notat verbale për përfaqësitë e huaja dhe shkresat përcjellëse në ndihmë të mobiliteteve të stafit dhe të studentëve.

10. Harton dhe mban në vijimësi data baze për mobilitetet e stafit dhe të studentëve.

11. Ndjek në vijimësi bashkëpunimin me stafet e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për të koordinuar aktivitetet e UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

12. Merr pjesë në hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me subjekte të tjera me interes të përbashkët.

13. Asiston njësitë akademike dhe administrative të UPT-së, për përmbushjen e objektivave në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit të UPT-së.

14. Merr pjesë në organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera, që kanë lidhje me projektet dhe marrëdhëniet me jashtë.

15. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të projekteve, marrëveshjeve dhe aktiviteteve të bashkëpunimit me jashtë dhe administron dokumentacionin përkatës.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.

Specialisti për Partneritetin

Specialisti për Partneritetin emërohet nga Rektori dhe është në varësi të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit dhe Partneritetit.

Specialisti për Partneritetin ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione dhe biznese brenda vendit, me universitete të huaja, me rrjete universitare evropiane dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Përgjegjësit të Sektorit.

3. Njihet me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet UPT-së dhe universiteteve/institucioneve vendase, ose të huaja dhe planëzon detyrat në kuadrin e partneritetit.

4. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me partneritetin dhe marrëveshjet e UPT-së me universitete dhe institucione, brenda dhe jashtë vendit.

5. Harton data baze me të gjitha universitetet partnere, me institucione vendase, me biznese dhe kompani vendase, me universitete e huaja, me universitete e huaja në kuadër të programit Erasmus+ dhe i përditëson ato në vijimësi.

6. Mban dhe vendos kontakte bashkëpunimi me stafet e marrëveshjeve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për të rritur spektrin e partneritetit të UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

7. Ndjek në vijimësi bashkëpunimin me stafet e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për aktivitetet e UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

8. Merr pjesë në hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me subjekte të tjera me interes të përbashkët.

9. Asiston njësitë akademike dhe administrative të UPT-së, për përmbushjen e objektivave, në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit.

10. Merr pjesë në organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera, që kanë lidhje me projektet dhe partneritetet.

11. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të projekteve, marrëveshjeve dhe aktiviteteve të bashkëpunimit me jashtë dhe administron dokumentacionin përkatës.

12. Harton dhe mban në vijimësi data baze për marrëveshjet me universitete vendase, me institucione, biznese dhe kompani vendase, me universitete të huaja dhe me universitete të huaja.

13. Ndjek në vijimësi bashkëpunimin me stafet e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për aktivitetet e UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

14. Promovon aktivitetet e partneritetit të UPT-së në veprimtari të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

15. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të projekteve, marrëveshjeve dhe aktiviteteve të bashkëpunimit me jashtë dhe administron dokumentacionin përkatës.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.

Procedura per mobilitete Erasmus+

Aneks 1

Aneks 2

Aneks 3

Aneks 4

Aneks 5

Aneks 6

Aneks 7

 

Sektori i Komunikimit me Publikun ka mision dhe objekt pune:

Të mbulojë marrëdhëniet me studentët që rregjistrohen në një program të ciklit të parë, me studentët aktualë dhe studentët e diplomuar, si dhe të koordinojë punën me institucionet partnere, brenda dhe jashtë vendit, për zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

Përgjegjësi i Sektorit të Komunikimit me Publikun

Përgjegjësi i Sektorit të Komunikimit me Publikun emërohet nga Rektori dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

Përgjegjësi i Sektorit të Komunikimit me Publikun ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon të gjitha materialet e shkruara të akteve ligjore dhe nënligjore, të Statutit dhe të rregulloreve të UPT-së, të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit që ka Sektori i Komunikimit me Publikun.

2. Disponon të gjithë dokumentacionin dhe standardet e Bashkimit Europian në fushën e komunikimit me publikun.

3. Njeh dhe zbaton objektivat dhe politikën e Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në fushën e marrëdhënieve me palët me interes të ndërsjellët, brenda dhe jashtë vendit.

4. Ndërton planin vjetor të punës së tij dhe të sektorit, indikatorët e performancës dhe i miraton te Drejtori.

5. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione, biznese dhe kompani brenda vendit dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Drejtorit.

6. Organizon punën, në shërbim të interesave dhe nevojave për zhvillim të karrierës së studentëve të UPT-së, nëpërmjet këshillimit, konsultimeve dhe partneriteteve të qëndrueshme.

7. Organizon punën për informimin e studentëve mbi mundësitë edukative (intershipe, trajnime, bursa etj.).

8. Është përgjegjës për këshillimin e studentëve që diplomohen në një program të ciklit të parë, mbi mundësinë e studimeve në një program të ciklit të dytë në UPT, apo universitete të tjera jashtë vendit.

9. Merr pjesë dhe bashkëpunon në aktivitete të Institucionit në kuadër të bashkëpunimit me universitete, institucione, organizata, biznese, me qëllim inicimin dhe zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

10. Duke bashkëpunuar dhe nën drejtimin e Drejtorit, përgatit materialet e takimeve, eventeve për vendosjen e bashkëpunimeve, apo lidhjen e marrëveshjeve të Institucionit me persona, universitete, institucione, biznese etj.

11. Në kuadër të bashkëpunimit apo marrëveshjeve me universitetet, institucionet, bizneset etj., mban lidhje dhe komunikon vazhdimisht palët në marrëveshje gjatë realizimit të fazave, apo pikave të veçanta, duke informuar Drejtorin dhe/ose drejtpërdrejt Zvendësrektorin për anën shkencore e projektet.

12. Mban komunikim të vazhdueshëm me pikat e kontaktit të palëve në marrëveshje, për ndjekjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, gjatë gjithë fazave të tyre.

13. Nën drejtimin e Drejtorit, bashkëpunon me përgjegjësin e faqes zyrtare të Universitetit Politeknik të Tiranës, për njoftimin dhe hapjen e thirrjeve, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

14. Mban data baze për të gjitha marrëveshjet me persona, universitete, institucione, biznese, kompani etj. dhe i përditëson ato në vijimësi.

15. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, bashkëpunon dhe mbështet Këshillin Studentor, organizatat studentore të UPT–së, për të krijuar dhe mbajtur lidhje me organizata homologe të universiteteve të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si dhe për t’u anëtarësuar në shoqata studentore ndërkombëtare.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Drejtorit dhe Zvendësrektorit për anën shkencore e projektet, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.

Specialisti për Këshillimin e Karrierës

Specialisti për Këshillimin e Karrierës emërohet nga Rektori dhe është në varësi të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit me Publikun.

Specialisti për Këshillimin e Karrierës ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me studentë, persona, universitete, institucione dhe biznese dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Përgjegjësit të Sektorit.

3. Planifikon, organizon dhe realizon mbledhjen e informacionit dhe sigurimin e kontakteve, (adresa, numra telefoni, emra drejtuesish etj.) në lidhje me institucionet parauniversitare me interes, në veçanti me shkollat e mesme të vendit, duke përgatitur dhe dhënë informacionin përkatës.

4. Planifikon dhe organizon takime në shkollat e mesme të vendit, me interes për UPT-në, për paraqitjen e materialeve me qëllim njohjen dhe rritjen e preferencës për ndjekjen e programeve të studimit në UPT.

5. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me këshillimin e karrierës.

6. Siguron shërbime të ndryshme në interes të studentëve, nëpërmjet këshillimit, konsultimeve dhe partneriteteve të qëndrueshme.

7. Informon në vijimësi studentët për të gjitha shërbimet e asistencës që ofron Zyra e Këshillimit të Karrierës.

8. Identifikon dhe informon studentët mbi mundësitë edukative (intershipe, trajnime, bursa etj.).

9. Këshillon studentët e UPT së, që diplomohen në një program të ciklit të parë, mbi mundësinë e studimeve në një program të ciklit të dytë në UPT, apo universitete të tjera jashtë vendit.

10. Mban komunikim të vazhdueshëm me studentët, lidhur me shqetësimet personale që kanë të bëjnë me vendimet e karrierës dhe ia paraqet këto Përgjegjësit të Sektorit.

11. Ndihmon dhe asiston studentët në përgatitjen e CV–ve, letrave të interesit për punë etj., si dhe paraqitjes në intervista të ndryshme pune.

12. Organizon aktivitete të ndryshme promovuese dhe informuese.

13. Informon studentët, të cilët kanë përfunduar studimet në ciklin e arsimit të mesëm, për programet e studimit që ofron UPT, kriteret e pranimit, si dhe politikat e Institucionit.

14. Promovon aktivitetet e partneritetit të UPT-së në veprimtari të ndryshme me studentët dhe shoqatat studentore.

15. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të Këshillimit të Karrierës dhe aktiviteteve të tjera të Sektorit.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.

Specialisti për ALUMNI

Specialisti për ALUMNI emërohet nga Rektori dhe është në varësi të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit me Publikun.

Specialisti për ALUMNI ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Disponon dhe studion të gjitha materialet që lidhen me plotësimin e misionit që ka struktura e marrëdhënieve me studentët dhe alumnet.

3. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me ALUMNI-n.

4. Orienton dhe informon qendrat e këshillimit pranë fakulteteve mbi procedurat dhe problemet e ndryshme që lidhen me alumnet, që janë diplomuar në këto fakultete.

5. Bashkëpunon me Këshillin Studentor të UPT-së për çështje të alumneve dhe çështje të veprimtarive të tyre.

6. Bashkëpunon me qendrat e këshillimit pranë fakulteteve dhe me drejtuesit e fakulteteve për planifikimin, organizimin dhe realizimin e takimeve informuese në lidhje me detyrat dhe të drejtat e studentëve dhe të personelit akademik.

7. Bashkëpunon me organizma dhe institucione të ndryshme, për problemet e punësimit të studentëve të diplomuar, (alumneve) të UPT-së.

8. Organizon takime me grupet e studentëve të sapo diplomuar, për t’i këshilluar në lidhje me procedurat standarde të punësimit dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për punësim.

9. Mban data baze me adresat e alumneve të UPT-së dhe informon për to strukturat e interesuara në UPT.

10. Mban data baze të dhënash, në lidhje me emrat dhe kontaktet e ndërmarrjeve industriale, kompanive, apo institucioneve, ku mund të punësohen studentët e diplomuar në UPT.

11. Merr informacion nga institucione të specilaizuara, (INSTAT, zyrat e punësimit në rrethe, agjenci punësimi etj,) për ekzistencën e ndërmarrjeve

industriale, kompanive, apo institucioneve ku mund të punësohen studentët e diplomuar në UPT.

12. Organizon takime me alumnet e UPT–së, për çështje me interes për UPT-në dhe për alumnet, duke bashkëpunuar me drejtuesit e fakulteteve.

13. Planifikon dhe organizon, me mbështetjen e Përgjegjësit të Sektorit, panairet e punës, në mjediset e UPT-së.

14. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit. 

Trajnime për të gjithë studentët

Prezantimi i Universitetit HOSEI, Japoni

Takim prezantues dhe informues për Universitetin Teknik të Rigas

Program Intershipi