IMG-LOGO
IMG-LOGO

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Historik i shkurtër i FIM
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është e para shkollë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në fushat e mekanikës, metalurgjisë dhe materialeve dhe tekstil modës. Përgatitja e specialistëve të lartë të inxhinierisë mekanike në Shqipëri daton që nga viti 1951, në degën e inxhinierisë mekanike e cila ka qenë pjesë përbërëse e Institutit të lartë Politeknik, deri në vitin 1957, vit në të cilin me krijimin e Universitetit të Tiranës u bë pjesë përbërëse e tij. Deri në vitin 1991, vit në të cilin krijohet Universiteti Politeknik, dega e inxhinierisë mekanike ishte pjesë përbërëse e fakultetit të inxhinierisë mekanike dhe elektrike. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike formësohet si njësi e pavarur e Universitetit Politeknik në vitin 1991. Në vitin 1999 me organizimin e zgjedhjeve të para demokratike në universitete u bë edhe riorganizimi i F.I.M. si më poshtë:
Departamenti i Energjise me grupet mesimore shkencore si me poshte:
- Termoteknikes dhe energjitikes
- Makinave termofluidike dhe impianteve termoteknik
 
Departamenti i Mekanikes me grupet mesimore shkencore si me poshte:
 
- Konstruksionet mekanike dhe projektimi mekanik
- Sistemet e transportit dhe mjetet levizese
Departamenti i Prodhimit Menaxhimit me grupet mesimore shkencore si me poshte:
- Teknologjise mekanike dhe menaxhimit
- Grafikes inxhinjerike
- Materialeve dhe Metalurgjise
Departamenti i Tekstilit dhe Modes
Diplomat
BACHELOR në Inxhinieri Mekanike
BACHELOR në Inxhinieri Tekstile dhe Modë
BACHELOR në Inxhinieri Materiale
MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Mekanike
Profili Energjitikë
Profili Konstruksione Makinash dhe Mjete Lëvizëse
Profili Prodhim dhe Menaxhim Industrial
MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Tekstile dhe Modë
MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Materiale
Profili Materiale
Profili Metalurgji dhe Fonderi
PhD në Inxhinieri Mekanik