IMG-LOGO
IMG-LOGO

INSTITUTI I GJEOSHKENCAVE DHE ENERGJISË, UJIT DHE MJEDISIT

Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka për mision:
Kërkimin shkencor, bazë dhe të aplikuar;
Formimin universitar, të thelluar, të studentëve dhe shkencëtarëve;
Shërbimet për të tretë, në fushën e sizmologjisë, dhe transferimin e njohurive të teknologjisë, në fushat e sizmologjisë, pasurive natyrore, të gjeoriskut, gjeoinxhinierisë dhe gjeoinformacionit.
Shërbime për të tretë, si dhe transferimin e njohurive dhe teknologjisë, në fushat e energjisë, ujit, mjedisit dhe klimës
Detyrat kryesore të IGJEUM-it janë:
Vlerësimi i potencialeve natyrore energjetike dhe, vecanerisht, i formave të energjisë së rinovueshme;
Vlerësimi i aftësive transformuese të energjisë, impaktet mjedisore dhe hartimi i programeve kombëtare të shkarkimit të gazrave (Protokolli i Kioto-s).
Studimi i ndryshimeve, klimatike dhe ujore, si dhe i impakteve të tyre ekonomiko-shoqërore;
Parashikimi i dukurive e i proceseve atmosferike, te motit dhe klimës, si dhe i dukurive të jashtëzakonshme atmosferike;
Studimi i gjendjes së mjedisit dhe i prirjeve të ndotjes së tij;
Studimi i pasurive të ujërave për veprat hidroenergjetike, hidroteknike dhe portuale, me risqe të mëdha dhe impakt mjedisor;
Formimi universitar, kryesisht në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, dhe kualifikimi shkencor i shkencëtarëve të rinj.
Departamentet:
Departamenti i Gjeoresurseve dhe Gjeoambientit;
Departamenti i Gjeofizikës Rajonale dhe Inxhinierike;
Departamenti i Sizmologjisë;
Departamenti i Ekonomisë Ujore dhe Energjive të Rinovueshme;
Departamenti i Klimës dhe Mjedisit.