IMG-LOGO
IMG-LOGO

KËRKIMI SHKENCOR

UPT OFRON:
 
Projekte:

30 projekte (TEMPUS+CEPUS) kanë qenë në fushën e zhvillimit të kurrikulave dhe kanë mbështetur reformimin e programeve të studimit dhe procesit didaktik në fushat inxhinjerike;
46 projekte kanë qenë të mbështetura nga banka Botërore dhe qeveria shqiptare, të cilat kryesisht janë shfrytëzuar për përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës shkencore
30 projekte kanë qenë projekte për kërkim dhe zhvillim (PKZH)
49 projekte janë nga fondi i ekselencës për kërkim fondamental
16 projekte të tjera kërkimi janë mbështetur nga FP6, FP7, IPA, ECOPORT
 
2006 - 2011


80 referime në aktivitete shkencore jashtë vendit.
140 referime në aktivitete shkencore brenda vendit.
Numri i kongreseve / konferencave shkencore, kombëtare e ndërkombëtare të organizuara nga vetë Universiteti Politeknik që nga krijimi i tij, i cili shkon mbi 200.
Angazhimi i stafit akademik në botime tekstesh mësimore, libra dhe artikuj është mjaft i madh. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i politikës që ka ndjekur UPT për të mbuluar në një masë të konsiderueshme disiplinat fondamentale dhe ato speciale me tekste mësimore.
Vetëm gjatë 5 viteve të fundit kemi botimin e mbi 100 libra dhe tekste mësimore, dhe mbi 250 artikuj në organe shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 1970 Universiteti nxori organin e tij shkencor “Buletinin e Shkencave Teknike”, në të cilin janë botuar mbi 1600 artikuj shkencorë dhe rreth 400 artikuj në ndihmë të prodhimit.
Një nga aspektet e rrëndësishme të realizimit të aktivitetit shkencor në njësitë kryesore të UPT-së është edhe organizimi i shkollave të doktoraturës.
Sot funksionojnë 7 shkolla doktorature me profilizime të ndryshme, në të cilat janë të regjistruar rreth 200 studentë doktorantë. Shumica e doktorantëve vijnë nga radhët e asistentëve të stafit të brendshëm akademik. Shkollat e doktoraturës nuk u ngritën në terren të zbrazët, por u shfrytëzua eksperienca e madhe, e grumbulluar në këto 60 vjet, për organizimin e kurseve të kualifikimit pasuniversitar, SHPU, drejtime të punimeve të dizertacioneve, në të cilat janë përfshirë përveç stafit të brendshëm, edhe një numër i madh i kandidatëve nga institucione të tjera arsimore apo kërkimore të Shqipërisë.