IMG-LOGO
IMG-LOGO

Drejtoria e Shërbimeve dhe Blerjeve

Drejtoria e Shërbimeve dhe Blerjeve


 Drejtor: Dhurata Dani
 Email: dhdani@upt.al
 Sektorët:
Sektori i Prokurimeve - Aderaldo Mema email: amema@upt.al
Sektori i Prokurimeve - Erniko Katiaj  email: katiajerniko@gmail.com
Sektori i IT - Bledar Demaj email: bdemaj@upt.al
Sektori i IT- Paola Janllari email: paolajanllari@upt.al
 
MISIONI    
Misioni i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Blerjeve është:
-        Përdorimi sa më efektiv dhe ekonomik i fondeve të Universitetit Politeknik sipas planit të miratuar nga Këshilli i Administrimit për çdo fakultet/institut;
-        Rritja e efiçencës dhe efikasitetit në proçedurat e prokurimit publik të kryera nga UPT, në sasinë, cilësinë dhe kohën e përcaktuar në programin buxhetor të miratuar;
-       Sigurimi i integritetit, besimit publik dhe transparencës në proçedurat e prokurimit publik duke respektuar me rigorozitet aktet ligjore, aktet nënligjore dhe rregullat në fuqi, si dhe udhezimet e nxjerra nga Rektorati dhe Keshilli i Administrimit të UPT.
 
DETYRAT KRYESORE
      -  Disponon të gjithë materialet e shkruara që lidhen me aktet ligjore e nënligjore, me urdhrat dhe udhezimet e ministrive, me satatusin dhe rregullat, etj., të cilat kanë të bëjnë me misionin që ka Drejtoria e Shërbimeve dhe Blerjeve në UPT.
Njihet me objektivat dhe politikat e UPT në fushën e Prokurimeve dhe Shërbimeve dhe ben të gjitha përpjekjet për realizimin e tyre.
Harton rregjistrin e prokurimeve për Universitetin Politeknik të Tiranës për vitin aktual mbi bazën e kërkesave të njësive të UPT në P/buxhet, i cili diskutohet dhe miratohet nga Rektorati, KAD dhe kalon për miratim përfundimtar në Senat duke pasqyruar verejtjet dhe ndryshimet e kërkuara dhe e dergon pranë Sektorit të Prokurimeve në MAS.
Merr pjese në komisionin e hartimit të dokumenteve të tenderit me urdher të titullarit dhe sipas ligjit dhe rregullave të Prokurimit Publik, si dhe gjatë gjithë proçesit të prokurimit deri në realizimin e kontratës së lidhur.
Ndjek ecurinë e proçesit të prokurimit në bashkëpunim me komisionin e Vlerësimit të Ofertave të caktuar nga titullari i UPT.
Raporton mbi realizimin e rregjistrit të prokurimeve dhe investimeve çdo kater-mujor pranë Sektorit të Prokurimeve në MAS.
    - Në muajin Korrik, Gusht në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, merr pjesë në hartimin e P/Buxhetit për vitin pasardhës për sa i përket fondeve për shpenzimet operative të kërkuara nga njësitë.