Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 102 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of Applied Sciences in Nysa.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Në kuadër të thirrjes së EPO-s (European Patent Office) për pjesëmarrje në konkursin ’’ European Inventor Award and the Young Inventors Prize”, Universiteti Politeknik i Tiranës fton studentë apo grupe studentësh, që kanë ide inovatore, të bëhen pjesë e kësaj gare.
Edicioni i radhës i këtij eventi mbahet në Maltë.
Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është 25 shtator 2023.
Për detaje të mëtejshme kontaktoni me zyrën e karrierës në rektorat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Interesim i jashtëzakonshëm nga studentët, ish studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës në leksionin e hapur të Arkitekt Kengo Kuma.
Ditën e mërkurë, datë 6 shtator 2023, në Universitetin Politeknik të Tiranës, nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Ambasada e Japonisë në Tiranë, u organizua leksion i hapur nga Profesor Kengo Kuma.
Kengo Kuma është një arkitekt japonez dhe profesor në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Tokios. Ai ka themeluar Kengo Kuma & Associates në vitin 1990. Projektet e KKAA janë duke u zhvilluar aktualisht në më shumë se 30 vende. Kengo Kuma propozon arkitekturë që hap marrëdhënie të reja midis natyrës, teknologjisë dhe qenieve njerëzore.
Kengo Kuma në leksionin e tij solli në vëmendje projekte të ndryshme të arkitekturës dhe dizajnit të studios së tij – një prej studiove më të njohura japoneze, duke treguar disa koncepte dhe raste interesante studimore.
Në leksion morrën pjesë Rektori i UPT Prof. Andrea Maliqari, Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri SH.T.Z. Takada Mitsuyuki, si dhe të ftuar të tjerë.
Në kuadër bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Politecnico di Torino, publikohet thirrja për mobilitete për studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Politecnico di Torino, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024.
Informacionin në lidhje me kriteret për aplikim, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Afati i fundit i aplikimit është 10 tetor 2023, ora 12.00.