Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 77 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), në bashkëpunim me organizatën GO2 Albania, programin B4Students, si dhe me mbështetjen e Tirana East Gate (TEG), organizojnë konkursin ndërkombëtar të arkitekturës me studentët, "Riciklo – Kreativ 2023", me temën e riciklimit të mbetjeve urbane dhe mjedisore. https://fau.edu.al/konkursi-nderkombetar-i-arkitektures.../
Konkursi synon të përfshijë studentë të programeve të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Interior Design, pjesë e Institucioneve të Arsimit të Lartë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Studentët janë të ftuar të projektojnë në këtë konkurs një ndriçues për ambiente publike urbane apo dhe të interierit, të përbërë ekskluzivisht nga një material i ripërdorshëm.
Konkursi krijues do të shpallë fitues të çmimeve për 3 vendet e para.
Bazuar në Ligjin nr. 75/2019 "Për Rininë" dhe Vendimin Nr. 969, datë 2.12.2020, të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e kritereve e të procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë, si dhe të mënyrës së organizimit e të funksionimit të tij", Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, kanë hapur "Thirrje për Anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë" (http://rinia.gov.al/thirrje-per-anetare-te-keshillit-kombetar-te-rinise/), i cili, ndër të tjera, ka në përbërje 4 (katër) anëtarë përfaqësues të këshillave studentorë nga të gjitha Universitetet e Shqipërisë.
Aplikimet janë ta hapura deri në datë 28 korrik 2023, dhe anëtarët e këshillave studentorë të interesuar mund të aplikojnë duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., me subjektin "Aplikim për anëtar të KKR".
Komisioni Europian i akordon Universitetit Politeknik të Tiranës ECHE (Erasmus Charter for Higher Education) për periudhën 2021-2027, duke u bërë kështu një ndër të parët universitete në vend që hap një faqe të re në rrugën drejt ndërkombëtarizimit, si një nga synimet prioritare të universitetit.
Karta Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE) ofron kuadrin e përgjithshëm të cilësisë për aktivitetet e bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar, që një institucion i arsimit të lartë mund të kryejë në kuadër të Erasmus+.
Dhënia e ECHE është një parakusht për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, për të marrë pjesë në lëvizshmërinë mësimore të individëve dhe/ose bashkëpunimin për inovacion dhe praktika të mira në kuadër të Erasmus+.
Akordimi i kësaj certifikate cilësie është një jo vetëm vlerësim për Universitetin Politeknik të Tiranës, por edhe përgjegjësi për përmbushjen e detyrave që lindin nga ajo.
Konferenca ( international scientific conferences ) do të mbulojë tema të ndryshme, duke përfshirë bujqësinë dhe ushqimin, ekologjinë dhe sigurinë, materialet, metodat, teknologjinë, ekonominë dhe biznesin, arsimin dhe kërkimin, gjuhën, individin dhe shoqërinë.
Konferenca ofron një platformë të shkëlqyer për specialistë të fushave të ndryshme shkencore për t'u takuar, shkëmbyer njohuri dhe rrjetëzim me njëri-tjetrin. Revistat shkencore me akses të hapur (open-access scholarly journals (ISP) promovojnë kërkime ndërdisiplinore. Studiuesit e interesuar mund të regjistrohen online ( register online ) në faqen e internetit të konferencës për të konfirmuar pjesëmarrjen.