Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 326 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit Politektnik të Tiranës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në datën 26 Maj 2021, në mjediset e Universitetit Politeknik u zhvillua ceremonia e nënshkrimit së kësaj marrëveshjeje.
Të pranishëm në takim ishin Rektori i Universitetit Politeknik, Prof. Dr. Andrea Maliqari, Zv. Rektorja, Prof. Assoc. Elfrida Shehu, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike Prof. Assoc. Astrit Bardhi, si edhe perfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë: Drejtori, Z. Arben Shkodrani, Z. Dionis Teqja dhe Z.Vullnet Haka.
Në takim u diskutua mbi çështje të lidhura me inovacionin dhe konkurrueshmërinë, çështje të rëndësishme të agjendave të të dy institucioneve që i shërbejnë më së miri një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm të vendit
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje synohet gjithashtu, si një kërkesë e kohës, forcimi i marrëdhënieve akademi-biznes për ta sjellë universitetin më pranë tregut të punës dhe për të lehtësuar kalimin nga edukimi në punësimin e sigurt të studentëve.
Hapet thirrja për të marrë pjesë në konkursin e iniciuar nga konsorciumi BRAUIC (Belt and Road Architectural University International Consortium), organizuar nga Beijing University of Civil Engineering and Architecture (BUCEA) në bashkëpunim me Beijing International Peace Culture Foundation (BIPCF), Beijing Peace Garden Museum (BPGM) dhe me mbështetjen e United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO)
Akademia e Shkencave ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në konkursin për çmimet shkencore kombëtare, duke konkuruar me veprat/punimet/projektet e tyre studiues dhe institucione të interesuara, sipas specifikave të çmimeve.
Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit, pranë zyrës së protokoll-arkivit dhe në sekretarinë e jurisë, është deri më 31 qershor 2021.
Për t’u njohur me Vendimin Nr. 14, datë 18.02.2021, të Kryesisë së Akademisë, “Për organizimin e konkursit për çmimet shkencore kombëtare që jepen nga Akademia e Shkencave” dhe Thirrjen për pjesëmarrje, ju lutemi klikoni në linkun:Thirrje per pjesemarrje
Ju informojmë se Projekti GRADUA (https://gradua.rash.al/), në të cilin Universiteti Politeknik i Tiranës është institucion partner, ka filluar tashmë të tregojë ecurinë e tij pozitive sa i përket avancimit të të diplomuarve shqiptarë. Vendet e para të punës kanë nisur të konfirmojnë efikasitetin e kësaj platforme.
Në javët e fundit të vitit akademik, përpara diplomimit tuaj, nevojitet vëmendje e shtuar për të ardhmen e punësimit tuaj.
Realizoni vetëm 3 hapa pasi të vizitoni adresën:
https://gradua.rash.al/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq