Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 122 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, më datë 7 prill 2022, nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Christophe GUY, Rektor i Universitetit të Compiegne, Francë (Directeur de l’Université de Technologie de Compiègne) dhe Prof. Dr. Dritan NAÇE, (Professor de l’Université de Technologie de Compiègne).
Dhënia e titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Dr. Christophe GUY, si personalitet i shquar akademik dhe shkencor, bëhet me propozim të Dekanatit të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, si vlerësim i kontributit të tij të vazhdueshëm për bashkëpunimin me Universitetin Politeknik të Tiranës. Realizimi i Double Diplomës me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit është bërë e mundur nga përkrahja dhe mbështetja institucionale që ka dhënë Prof. Dr. Christophe GUY, në rolin e Presidentit të UTC-së.
Në kuadër të përgatitjeve për 100-vjetorin e themelimit, Universiteti i Hosei-t, Japoni, ka krijuar Fondin Ndërkombëtar Hosei (HIF) për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe bursa. Si një sipërmarrje e mbuluar nga ky fond, akademikët mund të aplikojnë për programin e bursave të HIF, i njohur gjithashtu si Programi i Bursave për Studiuesit e Huaj.
Qëllimi:
Ftesa shtrihet për studiuesit e rinj që janë të paktën të regjistruar në një program doctoral, që të kryejnë një program kërkimor që nuk përfundon me diplomë në Universitetin e Hosei-t, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me punonjësit kërkimorë dhe profesorët në Universitetin e Hoseit.
Pritet që nga bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët me profesorët e Universitetit të Hosei-t do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të universitetit.
Mund të aplikojnë:
Individë me kombësi të huaj.
Të jetë i regjistruar në një program doktoral ose të ketë marrë gradën Doktor, përpara 8 vitesh, duke e përllogaritur nga data 1 prill 2023 apo ekuivalenten të njohur nga universiteti. Në këtë rast, 8 vite nuk përfshihen periudhat kur aplikantja ka qenë me leje lindje.
Zyra Kombetare e AUF-së në Shqiperi organizon për studentët e interesuar një seri trajnimesh që kanë si qëllim zhvillimin e aftësive të tyre profesionale. Në fund të çdo trajnimi do të jepet një certifikatë.
Ju lutemi gjeni bashkëlidhur dokumentin, ku mund të shikoni temat e trajnimeve dhe datat e zhvillimit të tyre.
Trajnimet do të mund të ndiqen si në formatin online, ashtu edhe në prezencë, në varësi të disponibilitetit të studentëve.
Linku i formularit të regjistrimit : https://forms.office.com/r/ry2q9qzCVW
Banka Intesa Sanpaolo në Shqipëri, një shoqëri që i përket grupit bankar Intesa Sanpaolo, organizon Novathon Youth, një event që synon të mbështesë kulturën e inovacionit në fushën e bankingut digjital, duke promovuar digjitalizimin dhe vlerat ESG tek të rinjtë. Si pjesë e Novathon Youth, Intesa Sanpaolo organizon një konkurs biznesi drejtuar studentëve/personave të grupmoshës 18-25 vjeç, të cilët do të zhvillojnë një ide biznesi bazuar në një nga 4 temat kryesore të eventit. Studentët e interesuar ftohen të grupohen dhe të marrin pjesë në krijimin, projektimin dhe ndërtimin e koncepteve të biznesit.
Konkursi ka filluar më datë 4 Prill, dhe është publikuar në faqen zyrtare të bankës në internet. Pjesëmarrësit do të kenë kohë deri më datë 20 maj për të krijuar grupe, për të përgatitur dhe strukturuar idetë/zgjidhjet e tyre të biznesit, për t’u regjistruar në faqen e dedikuar të internetit dhe për të dorëzuar të gjithë materialin shoqërues.