Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 171 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Për pedagogët dhe stafet e kërkimit shkencor të Universitetit Politeknik të Tiranës publikohen 4 thirrje, open access, të European Commission Directorate-General Joint Research Centre (EC DG JRC).
Me poshtë link-et, ku mund të gjeni detajet mbi thirrjet.
1. MONNET, Tandem accelerator based fast neutron source (EUFRAT) | EU Science Hub
https://ec.europa.eu/jrc/en/research-facility/open-access/relevance-driven/2021-1-rd-eufrat-monnet
2. RADMET, Radionuclide Metrology laboratories (EUFRAT) | EU Science Hub
https://ec.europa.eu/jrc/en/research-facility/open-access/relevance-driven/2021-1-rd-eufrat-radmet
3. GELINA, the JRC Neutron Time-of-Flight Facility (EUFRAT) | EU Science Hub
https://ec.europa.eu/jrc/en/research-facility/open-access/relevance-driven/2021-1-rd-eufrat-gelina
4. HADES, Underground laboratory for ultra-low level gamma-ray spectrometry (EUFRAT) | EU Science Hub
https://ec.europa.eu/jrc/en/research-facility/open-access/relevance-driven/2021-1-rd-eufrat-hades
Mode: Relevance Driven
Identifier: 2021-1-RD- EUFRAT- (MONNET, RADMET, GELINA, HADES)
Location: Geel, Belgium
Opening of the call: 2021-07-01
Closure of the call: 2021-09-15
Communication of the assessment of proposals: 2021-11-15
Në mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në kuadër të Programit Erasmus+, Geobiz, nga UPT dhe partnerët e projektit. në datën 30.06.2021, u zhvillua Workshop-i “Sfidat dhe metodat inovative të bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe biznesit për nevojat e tregut të punës".
Në takim morën pjesë Zv. Rektorja e UPT Prof. Asoc Elfrida Shehu, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Asoc Bernard Dosti, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Prof. Asoc. Neritan Shkodrani, Dekani i Fakuletit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laci, PhD Zeljko Bacic, PhD Vesna Posloncec-Petric nga Universiteti i Zagrebit, Prof. Dr. Murat Meha nga Universiteti "Hasan Prishtina" Kosovë, përfaqësueja e zyrës Erasmus në Shqipëri Znj. Ada Ramaj, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private që operojnë në fushën e gjeo-informatikës.
Në qendër të diskutimeve të Workshop-it ishte përmirësimi i kurrikulave në fushën e gjeo-informatikës, duke u fokusuar te lidhja Akademi-Biznes, për të bërë të mundur një përthithje të studentëve nga tregu i punës.
Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 02 korrik 2021, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k.
Objekti i Marrëveshjes është bashkëpunimi për realizimin e veprimtarive me interes të ndërsjellë, në pikat e mëposhtme:
· Mbështetje për realizimin e praktikave profesionale të studentëve të UPT pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.
· Bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e këshillimit të karrierës.
· Bashkëpunim në identifikimin dhe rekrutimin e studentëve që përgatit UPT, duke plotësuar nevojat me burime njerëzore të IEBV SPV, për punësim dhe internship.
Marrëveshja, për Universitetin Politeknik të Tiranës u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe për “Integrated Energy BV SPV” nga Administratori, Znj, Arjola Kodra.
Shoqëria IEBV është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve mjedisore afatgjata dhe të qëndrueshme në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane. Qëllimi veprimtarisë së shoqërisë është menaxhimi, administrimi dhe realizimi i punimeve për ndërtimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Institutional Network of the Universities from the Capitals of Europe (UNICA), publikohet UNICA Newsletter June 2021.