Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 90 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
DIMAK Albania, (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë) zhvillon Webinarin për “Praktikat Profesionale në lidhje me Studimin në Gjermani” të Premte, 25 Shtator, 2020 në orën 13:30.
Qëllimi i këtij Webinari është të informojë personat e interesuar në lidhje me kriteret, procedurat dhe çfarë konsiderohet si një praktikë e lidhur me studimin.
Të interesuarit mund të regjistrohen në linkun e mëposhtëm brenda datës 22 Shtator, 2020.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSea8oev6JFqXdwB8G8c7PRyrmZjJSzDrHy7abOcGrOevOC9EA/viewform
Pasi të regjistroheni, një link për Webinarin do t'ju dërgohet para Webinarit, si dhe një dokument "Si të bashkoheni në Webinar" nësë do keni ndonjë vështirësi.
Për detaje kontaktoni:
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Numri i Kontaktit: +355 69 706 0005
Facebook: DIMAK Albania
Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në Panairin “Work & Study-Gati për Shkollë 2020( Talentet e reja)”
Ky eveniment, një markë e kthyer tashmë në traditë, zhvilluar në datat 10-14 Shtator, u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në konsultim me Drejtoritë Arsimore Rajonale.
Në të morën pjesë institucionet publike dhe private të Arsimit të Lartë, kompanitë ofruese për punësim si dhe shtëpitë botuese të librit shkollor.
Ky eveniment ishte një mundësi ku Universiteti Politeknik i Tiranës shpalosi ofertat e tij dhe një pikë takimi i sipërmarrjes me kërkesën për punë.
Të rinjtë patën rastin të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë private për punësimin e tyre, ndërsa maturantët u njohën më konkretisht me kurrikulat që ofrojnë institucionet e Arsimit të Lartë.
Me rëndësi të veçantë ishte pjesëmarrja e gjithë të rinjve në “Konkursin e ideve”, ku ata shfaqën idetë e tyre inovative në:
-Ideja më e mirë në biznes;
-Ideja më inovative në teknologji;
-Projekti më i mirë në arkitekturë;
-Projekti më i mirë në agrokulturë;
Të tilla veprimtari synojnë të hedhin strategji të reja në tregun e punës dhe studimit.
CERIC – Central European Research Infrastructure Consortium, hap thirrjen për propozime për qasje të koordinuar në më shumë se 50 instrumente dhe laboratorë mbështetës për kërkime në të gjitha fushat e materialeve, biomaterialeve dhe nanoteknologjisë.
Për të aplikuar, përdorni linkun "Submit a new CERIC proposal" në Zyrën e Unifikuar Virtuale - VU (https://vuo.elettra.trieste.it/)
Për thirrjen aktuale është në dispozicion një afat i vetëm për dorëzimin e propozimeve: 1 Tetor 2020 në 17:00 CET
* Çfarë ka të re në këtë thirrje? *
Hellas (ULF-FORTH): Ultraviolet Laser Facility of the Foundation for Research and Technology, në Greqi dhe LISA@ESRF: X-ray Absorption Spectroscop Beamlight , do të ofrojnë akses përmes CERIC.
Nëse jeni një studiues që punoni në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Maqedonia e Veriut, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia ose Ukraina, aplikoni për akses promocional: në kuadër të projektit evropian ACCELERATE ofrohet mbështetje e personalizuar për përgatitjen e propozimit, matjet dhe analizimin e të dhënave të cilat mund të mundësohen me anë të një kërkese.
Për informacion të mëtejshëm në lidhje me thirrjen, ju lutemi vizitoni faqen:https://www.ceric-eric.eu/users/call-for-proposals/