Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 130 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Kompania Lufthansa Industry Solutions sh.p.k ofron mundësi të shumta për të përmirësuar aftësitë tuaja nëpërmjet internshipit të radhës që ajo ofron.
Gjatë periudhës 2-mujore të praktikës, ju do të keni mundësi të mësoni më shumë për mjetet e reja të komunikimit, sistemet e monitorimit, infrastrukturat e aplikimit, nga procesi i shpërndarjes së informacionit deri te mirëmbajtja e serverave .
Të gjitha mundësite e sipërpërmendura janë një oportunitet i vlefshëm që ju të filloni karrierën tuaj pranë një ekipi të shkëlqyer operativ.
Të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë kontaktet këtu.
Afati i aplikimeve është deri më 20.03.2020.
Me qëllim njohjen, informimin dhe këshillimin e nxënësve maturantë për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për programet e studimit të ciklit të parë dhe programeve të integruara të ciklit të dytë, nga data 18.02.2020 - 22.02.2020 në mjediset e Qendrës Rinore Ten, Tiranë, u zhvillua aktiviteti “Ditët e informimit të maturantëve”.
Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nga Universiteti Politeknik i Tiranës morën pjesë përfaqësues të Zyrës së Karrierës, Drejtorisë së Kurrikulës dhe të stafit akademik të 7 Fakulteteve.
Për pesë ditë me radhë, rreth 7000 maturantë nga të gjitha shkollat e mesme publike dhe jopublike të Tiranës, u informuan për programet e studimit, mundësitë e zhvillimit të karrierës, për stafet akademike dhe gjithçka tjetër që iu duhet për të bërë një zgjedhje të preferuar bazuar mbi njohuritë, dëshirën, interesin personal dhe mundësitë e punësimit dhe progresit.
Shumë prej tyre patën një komunikim të gjatë dhe të detajuar me specialistin e Zyrës së Këshillimit të Karrierës së UPT-së dhe me stafin akademik të fakulteteve rreth aftësive, lëndëve të preferuara, duke u orientuar kështu se në cilën prej degëve të fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës mund të studiojnë në vazhdim.
Zyra Europiane e Patentave ( EPO) dhe Zyra e Bashkimit Europian të Pronësisë Intelektuale ofron në kuadër të programit Pan-European Seal internshipe për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, sipas marrëveshjes së përbashkët të nënshkruar midis dy institucioneve.
Programi Pan-European Seal është një program gjithëpërfshirës i aftësimit profesional, i cili formon një urë lidhëse midis akademisë dhe tregut të punës së pronësisë intelektuale.
Objektivi është rritja e ndërgjegjësimit mbi fushën e pronësisë intelektuale si dhe trajnimi i studentëve dhe profesionistëve të fushës.
Të gjithë studentët e interesuar të paraqiten brenda kësaj jave pranë Zyrës së Karrierës, në Rektorat, për të marrë detaje mbi mënyrën e aplikimit në këto internshipe.