Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 59 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Një grup studentësh nga fakultete të ndryshme të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve, vendosën të hartojnë një Guidë studentore, e cila do t’u vijë në ndihmë, veçanërisht atyre studentëve, të cilët fillojnë për herë të parë studimet universitare pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ky projekt u mbështetën fort nga Rektorati deri te financimi dhe realizimi i tij, specifikisht nga Zyra e Këshillimit të Karrierës, që mundësoi kontaktet dhe informacionin me të gjitha drejtoritë e nevojshme.
Urojmë që, për secilin nga ju, kjo guidë të jetë një udhërrëfyese dhe ndihmesë në jetën e përditshme studentore.
Për të shkarkuar guidën klikoni këtu.
Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Në kuadër të këtij projekti ftohen dy vlerësues të jashtëm. Kandidatët potencialë duhet të kenë eksperienca në projekte që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës dhe menaxhimin e Arsimit të lartë.
Aplikimet duhet të shoqërohen edhe me një propozim deri në 3 faqe dhe të dërgohen me e-mail deri të mërkurën, më 15 janar 2020 tek koordinatori i projektit Prof. Dr. Radovan Stojanovic, Universiteti i Malit të Zi Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. si dhe tek menaxheri i cilësisë së projektit Asoc. Prof. Dr Matjaz Debevc, Universiteti i Maribor, Slovenia(Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.)
Për më tepër informacion rreth dokumentacionit të aplikimit klikoni këtu ose vizitoni faqen zyrtare https://www.mards.ucg.ac.me/ .
Në kuadër të programit Pan-European Seal, u firmos më datë 10/12/2019 marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale mbi internshipet të cilat do t’u mundësohen studentëve të Universitetit tone.
Do të jenë 10 internshipe të tjera që do t’u ofrohen studentëve nga Zyra Europiane e Patentave (EPO).
Programi Pan-European Seal është një program gjithëpërfshirës i aftësimit profesional, i cili formon një urë lidhëse midis akademisë dhe tregut të punës së pronësisë intelektuale.
Pikësynimi i këtij programi janë Universitetet Europiane dhe çdo vit mundësohen 100 bursa.
Objektivi është rritja e ndërgjegjësimit mbi fushën e pronësisë intelektuale si dhe trajnimi i studentëve dhe profesionistëve të fushës.
Studentët, të cilët do të pranohen të jenë pjesë e këtij programi, do të ndjekin internshipin 1-vjeçar në Mynih, Gjermani.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është në rolin e koordinatorit dhe së bashku me Zyrën Europiane të Patentave (EPO), u ofron Universiteteve një katalog të gjerë të materialeve të trajnimit për IP si dhe siguron një kontribut profesional për të rinjtë dhe të diplomuarit mbi fushën e pronësisë industriale.