Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 196 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Më 16 dhe 17 tetor 2019 në Hamilton, në Kanada, në Universitetin McMaster u zhvillua Konferenca vjetore ndërkombëtare Magna Charta.
Tema e kësaj Konference ishte: Universitetet, Liritë dhe përgjegjësitë e tyre, Sfida e së Ardhmes.
Universiteti Politeknik i Tiranës u përfaqësua në Konferencë nga rektori Prof.Dr. Andrea Maliqari dhe zv/rektoria Prof. Asoc. Elfrida Shehu.
Pjesë e rëndësishme e kësaj Konference ishte ceremonia e nënshkrimit të Magna Charta Universitatum, pjesë e së cilës u bë edhe Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky dokument i nënshkruar është referenca kryesore për vlerat dhe parimet themelore të funksionimit të universiteteve.
Sot numërohen mbi 900 udhëheqës universitetesh nga e gjithë bota, që e kanë nënshkruar Magna Charta Universitatum, përkrah të cilëve u rendit edhe Universiteti Politeknik i Tiranës.
Si rezultat i situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 Nëntor 2019, procesi mësimor në UPT u ndërpre përkohësisht deri në datën 13.12.2019. Rektorati, pasi analizoi raportet e vlerësimit të godinave tona dhe duke marrë në konsideratë angazhimin e stafit akademik të FIN e të tjerë në grupet e ekspertizës, vendosi:
Në fakultetet FGJM, FIM, FIE, FTI, FIMIF, FAU mësimi do të rifillojë ditën e Hënë, datë 16.12.2019 për ciklin e parë dhe të dytë të studimit.
Në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, për ciklin e parë dhe të dytë të studimit, mësimi do të rifillojë në datë 06.01.2020.
Struktura mësimore e procesit mësimor ndryshon, duke ju përshtatur situatës së krijuar. Bashkëngjitur do të gjeni strukturën mësimore, të ndryshuar, për vitin akademik 2019-2020, e cila zbatohet për fakultetet FGJM, FIM, FIE, FTI, FIMIF, FAU.
Njoftohen të gjithë studentët e vitit të tretë Inxhinieri Ndërtimi dhe Inxhinieri Ekonomike, studentët e nivelit Master, viti i dytë Inxhinieri Ndërtimi dhe Inxhinieri Ekonomike për të zhvilluar praktikat profesionale pranë kompanisë “Aluflor sh.p.k ”, e cila operon kryesisht në fushën e ndërtimit të fasadave. Lutemi dërgoni CV në adresën e e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose telefononi në numrin 0694041208.
Për detaje të mëtejshmë klikoni këtu.
Rrjeti i Universiteteve të Kryeqyteteve të Evropës ( UNICA) organizoi mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme në datat 28-29 Nëntor 2019 në King’s College në Londër.
Universiteti Politeknik i Tiranës u përfaqësua në këtë mbledhje nga Rektori, Prof.Dr. Andrea Maliqari.
Asambleja e përgjithshme është organi suprem i rrjetit UNICA i cili mblidhet një herë në vit dhe marrin pjesë përfaqësues të universiteteve anëtarë.