Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 65 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Më 16-18 qershor 2022 zhvillohet Konferenca e 28-të Ndërkombëtare për Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Automatizimit në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Organizatori i konferencës është Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Sarajevës me sponsorizimin teknik të IEEE Control Systems Society, IEEE Industrial Electronics Society, IEEE Systems dhe Man and Cybernetics Society.
Qëllimi i konferencës është të krijojë një forum botëror për diskutimin e studiuesve dhe inxhinierëve nga praktika, dhe të prezantojë kërkimet më të fundit në fushat e shkencës kompjuterike, teknologjisë së informacionit, sistemeve të kontrollit, teknologjive të komunikimit dhe energjisë.
Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në "Gh. Asachi" Technical University of Iasi, Rumani.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Afati i aplikimit është deri më 10 janar 2022.
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Mediterranean Universities Union (UNIMED), publikohet: “Endorsement of the Call for the Convening of a New Euro-Mediterranean Ministerial Conference on Higher Education and Scientific Research”.
"Migrants contribute with their knowledge, networks, and skills to build stronger, more resilient communities. The global social and economic landscape can be shaped through impactful decisions to address the challenges and opportunities presented by global mobility and people on the move." On the IOM website there are all the information on this day whose theme, this year, is "Harnessing the potential of human mobility".
UNIMED celebrates International Migrants Day by reiterating its commitment to the inclusion of Migrants in the host societies and in the education systems.
Në kuadër të aktiviteteve që përforcojnë bashkëpunimin mes biznesit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, por mbi të gjitha për të qenë sa më afër me ju studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Bachelor dhe Master, ditën e hënë në datën 20 dhjetor 2021, ora 11.00 – 12.00 në ambjentet e FTI-së, në sallën 204 do të zhvillohet tour- i “ EXPLORE DELOITTE” i cili ka si qëllim:
· Ofrimin e informacionit lidhur me cfarë është Deloitte dhe Deloitte Digital;
· prezantimin me mundesitë e punësimit dhe internshipit dhe si funksionon procesi i rekrutimit;
· këshillim karriere për të ardhmen profesionale duke qenë te gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve që ju keni ;
· takime direkte me studentë të interesuar për punësim;
· promovimin e Deloitte Brand Ambassador program për vitin 2022 (mbledhje aplikimesh/shprehje interesi);
· brainstorming session” Ide për aktivitete te tjera”.