Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 294 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kompanisë Vibtis shpk. hapet thirrja për punësim në profilin Inxhinieri Informatike për studentë në ciklin e studimeve master/alumni. Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
.
Kompania Saint Gobain Albania shpk. hap thirrjen për internship 1-vjecar me pagesë për studentët e ciklit të studimeve master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Saint-Gobain Construction Products Albania bën pjesë në grupin industrial, lider botëror në prodhimin e materialeve të ndërtimit, Saint-Gobain Group
Kandidatët e përzgjedhur nga praktika do të kenë mundësinë të njihen me Saint-Gobain, të studiojnë dhe të mësojnë të gjitha produktet dhe sistemet e kërkuara për çdo lloj ndërtese, të mësojnë nga ekipi i produktit dhe projektit, të mësojnë menaxhimin e projektit dhe mbikqyrjen e sitit, të ndërveprojnë me Architect studiot pjesë e portofolit, të ndërtojnë bazën e të dhënave elektronike BIM me dokumentacion teknik, të kryejnë vlerësime të kostos, të kuptojnë ciklin e prodhimit dhe tema të tjera të lidhura, duke investuar në rritjen tuaj akademike dhe profesionale. Lutemi të dërgoni CV tuaj në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Më 8 mars 2022, Cardo AI do të mbajë një webinar interaktiv me temë "Women in Tech", në të cilin folësit (talentët e rinj në Cardo AI) do të ndajnë përvojat dhe rrugët e tyre brenda botës së teknologjisë. Në veçanti, do të fokusohen për studimet dhe punën e tyre në teknologji, kryesisht në fushat e mëposhtme:
· Data Science
· Data Engineering
· Functional/Business Analysis
· Software Engineering
Gjithashtu do të ndajnë këshillat e tyre për studentët e rinj ose të sapodiplomuarit që janë të interesuar për të punuar në botën e teknologjisë. Më poshtë keni link-un e eventit:
https://www.linkedin.com/events/womenintech-femaletalentsatcard6899352378319912960/
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ProCredit Bank, hapet thirrje për punësim për studentët në prag diplomimi /alumni.
Kërkohet që studentët të kenë studiuar në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit.
Lidhur me kriteret e pranimit dhe me detaje të tjera, të interesuarit të klikojnë këtu.
Lutemi të dërgoni CV tuaj në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.