Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 71 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Edibon është një kompani mbarëbotërore, me përvojë 40 vjeçare për projektimin dhe prodhimin e Pajisjeve Teknike të Mësimdhënies dhe Kërkimit në fushën e Inxhinierisë, me teknologjinë dhe teknikat më të avancuara.
Ebidon ka ofruar ekspertizën e saj me më shumë se 4000 produkte dhe sisteme të ndryshme mësimore, në 14 fusha të arsimit teknik.
Ebidon, në kuadër të bashkëpuniminit me institucione dhe universitete me profil inxhinierik, ditën e mërkurë, datë 3 mars 2022, ora 10.00. zhvillon webinarin:
“FREE WEBINAR! EDIBON TECHNOLOGIES FOR MOBILITY BASED ON HYDROGEN”
Me temat e mëposhtme:
Nisma kombëtare për shkencën e hapur në Europë - NI4OS Europë, pjesë e programit Horizon 2020 synon të jetë një kontribues thelbësor në implementimin e portofolit të Europian Open Science Cloud (EOSC) e të angazhohet në gjthëpërfshirjen në nivelin Europian të Shqipërisë për implementimin e modelit kombëtar të Shkencës së Hapur.
Si pjesë e projekteve të Resë europiane për Shkencën e Hapur (EOSC) që mbështesin Infrastrukturat Kombëtare për Shkencën e Hapur, projekti “NI4OS-Europe” përqendrohet në zonën e Evropës Jug-Lindore për të nxitur bashkëpunimin mes palëve të interesuara në nivel kombëtar dhe rajonal, duke synuar forcimin e koordinimit të aktiviteteve me qëllim që të arrihet një komunikim efektiv dhe të harmonizohen praktikat në përputhje me EOSC, si në nivel teknikë/ operacional (të dhëna FAIR, ndërveprim të shërbimeve, etj), ashtu edhe në një nivel strategjik (RDM dhe politika të Shkencës së hapur).
Në ndërtimin e këtyre iniciativave kombëtare për mbështetjen e Shkencës së Hapur në Shqipëri dhe Infrastrukturës “Cloud computing”, projekti “NI4OS-Europë” ndërlidhet ngushtësisht edhe me projektin e AKKSHI për ngritjen e platformës ACRIS për Kërkimin Shkencor. Për më tepër informacion për projektin NI4OS dhe mundësive të bashkëpunimit ndërajonal në implementimin e “Open Science model” do të gjeni në këto linke dhe fletëpalosje.
Hapet thirrja për pjesëmarrje në konkursin: ”Sfida e madhe detare” në fushën e teknologjisë së robotëve dhe sistemeve të tjera autonome, (Competition Spurs Robotics and AI Innovations for Maritime Challenges), që do të zhvillohet në Abu Dhabi, në vitin 2023.
Konkursi ka si qëllim rritjen e interesit teknologjik te kompanitë, institucionet, apo individët që në mjedise dinamike të pastrukturuara të punojnë robotë në mënyrë më autonome, duke ndërvepruar me njerëzit. Ky konkurs pritet të bëjë bashkë universitete, institucione kërkimore dhe novatorë individualë nga e gjithë bota, për të gjetur zgjidhje praktike për sfidat globale të sigurisë detare, peshkimit të paligjshëm, piraterisë, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Ky është eksperimenti i parë i këtij lloji dhe do të përfshijë një bashkëpunim heterogjen midis mjeteve ajrore pa pilot dhe mjeteve sipërfaqësore pa pilot, për të kryer detyra komplekse navigimi në një mjedis detar.
Informacion më të detajuar mbi konkursin e gjeni në link-un: https://www.dropbox.com/sh6o8c9xyqkngop8/AABAN&ThYkEJJYVqme9raDYa?dl=0
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Kompanisë Lufthansa Industry Solutions sh.p.k , hapet thirrja për internshipe me finalizim punësimi pranë kësaj kompanie, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.
1. Kërkohet njohuria e gjuhës Angleze, të paktën në nivel B2.
2. Internshipi mund të finalizohet me punësim për kandidatët me rezultatet më te mira.
Informacionin në lidhje me internshipet e kompanisë, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore i gjeni në linkun: