Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 80 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të programit Erasmus + dhe Marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Prodhim Menaxhimit, në Universitetin e Poitiers, Francë.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Aplikimi është i hapur deri më 20 Shkurt 2022.
Agjencia Universitare e Frankofonisë njofton hapjen e disa thirrjeve për aplikime për projekte për periudhën shkurt-mars 2022:
1- Konkursi rajonal "Të shndërrojmë idetë e mira në start-up" 2022 – afati i fundit per aplikim 15 shkurt 2022: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/concours-regional-transformer-les-bonnes-idees-en-start-2022/
2- Grantet kërkimore për doktoraturë dhe postdoktoraturë “Eugen Ionescu” Thirrje për aplikime 2022 – afati i fundit per aplikim 11 mars 2022: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/bourses-de-recherche-doctorale-et-postdoctorale-eugen-ionescu-appel-candidatures-2022/
3- AUF hap 10 thirrje për aplikime për të ngritur Komisionet Rajonale të Ekspertëve Ekonomikë dhe Shkencor – afati i fundit per aplikim 18 mars 2022: https://www.auf.org/nouvelles/actualites/lauf-lance-10-appels-a-candidatures-constituer-commissions-regionales-dexperts-economiques-scientifiques/
4- Mbështetje për iniciativat studentore – Thirrje rajonale për projekte 2022 – afati i fundit per aplikim 20 mars 2022: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/appui-aux-initiatives-etudiantes-appel-regional-projets-2022/
5- Thirrje rajonale për aplikime 2022 – Bursa e stazhit profesional nderkombetar – afati i fundit per aplikim 21 mars 2022: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-regional-candidatures-2022-mobilites-de-stage-professionnel-linternational/
Informacion më të detajuar lidhur me secilën thirrje gjeni këtu.
UNIMED network, founded in 1991, currently counts 140 associated Universities coming from 23 countries of both shores of the Mediterranean.
MED Academic Voices aims at getting to know the people behind the academic institutions and providing further insights into the complex and multicultural aspects the Mediterranean and the academic world have to offer.
Al Fanar Media, UNIMED's media partner, has interviewed Prof. Naouel Abdellatif Mami, Vice-Rector for External Relations at the Mohamed Lamine Debaghine Setif 2 University, Algeria.
Focus on Women in Academic Leadership,
enjoy your reading,
UNIMED Team
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me kompaninë Deloitte, njoftojmë disa mundësi për internshipe/ punësim dhe karrierë në Deloitte Albania dhe Deloitte Digital.
Oferta e punësimit vlen për studentët e sapodiplomuar ose alumni.
Për më tepër informacion rreth afateve kohore dhe mënyrës së aplikimit klikoni këtu.
Studentët janë të ftuar të zbulojnë mundësi të tjera karriere në Deloitte (fusha të tjera) duke klikuar në linkun https://deloi.tt/3A7OY1J ose duke ndjekur rrjetet sociale. Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda afateve të përcaktuara në njoftime.