Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 69 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Hapet thirrja për projekt - propozime nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK) dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të Shqipërisë (AKKSHI)
Thirrja është e hapur deri më 9 mars 2022.
Programi për Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik realizohet në kuadër të Protokollit për Bashkëpunimin në Shkencë dhe Teknologji ndërmjet Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, nënshkruar në Ankara më 6 prill 2010.
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe IER Academy (Innovation of Ethernet in Real Academy), ditën e enjte, datë 27 janar 2022, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, u zhvillua workshopi informues në lidhje me fushën e Cloud-it dhe dy kompanive me të mëdha që e ofrojnë këtë shërbim - Amazon dhe Microsoft Azure.
Nga IER Academy, gjatë takimit u trajtuan tema si:
1. Udhëzim në Cloud
2. Path-i për Çertifikimet Cloud
3. Trajnim fillestar në këto Teknologji
4. Çertifikatë pjesëmarrëse
IER Academy, trajnime të tilla do të zhvillojë periodikisht edhe me studentë të fakulteteve të tjera te universiteti.
Për të gjithë të interesuarit hapet thirrje për mundësi studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nivelin Master.
Programi Master dhe Internship (MIP) është krijuar në vitin 2016 nga Fondacioni Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim (AADF), për t’u ofruar profesionistëve të rinj dhe me potencial lidershipi, mundësi studimi në nivel Master në SHBA. AADF ka lidhur partneritet me American Councils for International Education, i cili ndihmon gjatë fazës së përzgjedhjes së aplikantëve, identifikon universitetet në SHBA sipas programit të studimit përzgjedhur nga kandidatët, si edhe asiston të përzgjedhurit gjatë studimeve në SHBA duke monitoruar ecurinë e tyre akademike. Ky program bashkëfinancohet nga Fondacioni Biberaj, themeluar në SHBA. Për detaje te mëtejshme ju lutem referojuni linkut: https://mip-aadf.org/master/master/
Për studentët e interesuar për punësimin sezonal në Gjermani për vitin 2022.
Aplikimet tashmë janë të hapura për të gjithë studentët që dëshirojnë të marrin pjesë! Dorëzimi i dokumentave për aplikim mund të kryhet në zyrat e DIMAK Albania,
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr. 4, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë nga ora 12:00 deri më në 16:30, në datat: 26 Janar, 28 Janar, 1 Shkurt, 3 Shkurt, 7 Shkurt, 9 Shkurt
Për më shumë informacione bëhuni pjesë e sesioneve informuese, të cilat zhvillohen çdo ditë nga 24 Janar deri më 5 Shkurt në orën 10:00 deri më 11:00 në platformën ZOOM përmes linkut: https://us02web.zoom.us/j/7185824855
*Për të marrë pjesë në sesionet informuese duhet të plotësoni formën në link: https://forms.gle/catjhADuBbAACFMp7