Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 184 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të aktiviteteve që përforcojnë bashkëpunimin mes biznesit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, por mbi të gjitha për të qenë sa më afër me ju studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Bachelor dhe Master, ditën e hënë në datën 20 dhjetor 2021, ora 11.00 – 12.00 në ambjentet e FTI-së, në sallën 204 do të zhvillohet tour- i “ EXPLORE DELOITTE” i cili ka si qëllim:
· Ofrimin e informacionit lidhur me cfarë është Deloitte dhe Deloitte Digital;
· prezantimin me mundesitë e punësimit dhe internshipit dhe si funksionon procesi i rekrutimit;
· këshillim karriere për të ardhmen profesionale duke qenë te gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve që ju keni ;
· takime direkte me studentë të interesuar për punësim;
· promovimin e Deloitte Brand Ambassador program për vitin 2022 (mbledhje aplikimesh/shprehje interesi);
· brainstorming session” Ide për aktivitete te tjera”.
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me kompaninë Everest Construction Group, njoftojmë disa mundësi punësim që kjo kompani ofron për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës:
· 3 studentë që kanë përfunduar studimet ose janë duke përfunduar studimet në Msc. Inxhinieri Materiale
· 3 studentë që kanë përfunduar studimet ose janë duke përfunduar studimet në Msc. Inxhinieri Ekonomike
· 4 studentë që kanë përfunduar studimet ose janë duke përfunduar studimet në Msc. Inxhinieri Mekanike (Prodhim Menaxhim dhe Konstruksione dhe Mjete Lëvizëse) · Të interesuarit të kontaktojnë në këtë adresë e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;
Aplikimet vazhdojnë deri në datën 15.01.2022.
Në datën 15 dhe 16 dhjetor 2021 në ambjentet e Albcontrol SH.A Rinas njëkohësisht edhe online, për studentët e degëve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeodezisë, zhvillohet trajnimi “Inxhinieria e Aviacionit”.
Ky trajnim u jep mundësi studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës që të marrin njohuri mbi fushën e aviacionit dhe të njihen me konceptet bazë të operimeve të fluturimit. Qëllimi i ketij trajnimi është njohja dhe familjarizimi i studentëve me fushën e aviacionit dhe njohja me administrimin e hapësirës ajrore.
Studentët e interesuar për pjesëmarrjen në këtë trajnim të dërgojnë e-mail në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës në kuadër të realizimit të projektit ERASMUS+, KA 2 “ENGINE”: “ENGineering curricula modernization in renewable eNergy in albania univeErsities” Ref. No: 619038-EPP-1-2020-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP,; në kërkesën e Rektoratit nr. 1657/1 prot, datë 19/10/2021 për “Blerje paisjesh LABORATORI”