Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 138 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në datën 4-8 Tetor 2015, do të zhvillohet në Chania, Greqi, Kongresi i 8-të i Shoqërisë Gjeofizike të Ballkanit. Për më shumë informacion, të interesuarit mund të vizitojnë faqen:
http://www.balkangeophysoc.gr/menu/congresses/bgs2015
http://www.eage.org/event/?eventid=1313
Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet UPT dhe Universitetit Toyama, Japoni, Departamenti i Mekanikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike organizoi në datë 9 Mars 2015, në sallën e Rektoratit, një seminar me referime shkencore ne fushën e transportit. Në këtë seminar, prezantuan punët e tyre shkencore Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Toyama, Prof. Yuukou Horita dhe profesori shqiptar pranë Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Toyama, Prof. Genci Çapi.
Pas seminarit të dy përfaqësuesit e Universitetit Toyama u pritën nga Rektori i UPT, Akademik Jorgaq Kaçani. Pjesëmarrës në takim ishin gjithashtu Zv- rektorët Prof. Genti Guxho dhe Prof. As. Vladi Koliçi, Dekania e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit Prof. Rozeta Miho, Zv-Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Dr. Erald Piperi dhe Përgjegjësi i Departamentit të Mekanikës Prof. As. Koço Bode.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy universiteteve në drejtim të: botimeve shkencore të përbashkëta, shkëmbimeve të profesorëve, studentëve dhe doktorantëve, konferenca të përbashkëta, etj., si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve.
Në datë 26 shkurt 2015, në Rektoratin e Universietit Politeknik të Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe kulturor, u zhvillua takimi ndërmjet Rektorit të UPT, Akademik Jorgaq Kaçanit dhe Drejtorit të Qëndrës Kulturore Turke Yunus Emre, Z. Tayfun Kalkan.
Të pranishëm ishin edhe Zv. Rektori per anën mësimore Prof. Genti Guxho si dhe Zv. Rektori per anën shkencore Prof.As. Vladi Koliçi.
Në këtë takim u dikutuan mundësitë për vendosjen e platformave të qarta të bashkëpunimit mes dy institucioneve në aktivitete të ndryshme si konferenca, akordime bursash në universitetet turke, etj.