Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 309 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Bashkangjitur gjeni materialin:
Njoftim- Simpoziumi shkencor nderkombetar "Trajtimi i mbeturinave dhe sfidat perpara" 17-18 maj 2018
I dashur student,
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës do të organizojë Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.
Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti do t’i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor do të na ndihmojë të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.
Plotësimi i pyetësorit do të bëhet për çdo lëndë dhe çdo pedagog që merr pjesë në procesin e mësimdhënies në semestrin aktual. Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 7 Maj, deri më 20 Maj 2018nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.
Link: http://bit-albania.com/upt.php
Përgjigjet e pyetësorit ruhen dhe përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre do të hartohen të dhëna statistikore për të evidentuar problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Në çdo rast, analiza e të dhënave të pyetësorit do të përcillet në fakultete pas përmbylljes së sesionit të provimeve të vjeshtës, duke shmangur kështu çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.
Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt në këtë semestër. Për të nxitur pjesëmarrjen e të gjithë studentëve, aksesi në shërbimet e platformës së sekretarisë mësimore në periudhën Qershor-Shtator 2018 do t’u ofrohet vetëm atyre studentëve që kontribuojnë në plotësimin e këtij pyetësori.
Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces. Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike duke vazhduar traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Për problematika në plotësimin e pyetësorit apo për pasaktësi në të, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë mësimore pranë fakultetit tuaj.
Për problem të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: http://upt.al/cilesia-ne-upt
Periudha : Viti shkollor 2018-2019 Semestri I (5 muaj)
1. Studentët mund të aplikojnë pranë Zyrës së Karrierës në Rektorat, Kati i pare.
2. Bursa është 750 EURO/muaj
3. Udhëtimi paguhet nga Erasmus+ ( deri 275 round trip)
4. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikantët:
• - Vërtetim notash (mund të jetë edhe në gjuhën shqipe),
• - Kopje e pasaportës
• - Vërtetim studenti
• - Vërtetim i gjuhës Angleze, të paktën Niveli B2
• - Learning Agreement
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15 Maj 2018
Pas përzgjedhjes nga Komisioni i ngritur pranë Rektoratit të UPT, studentët e përzgjedhur do të pajisen me Letrën e Nominimit, e cila do të jetë pjesë e dokumentave që më pas do të nevojiten për të aplikuar online pranë RTU nga secili student i nominuar.
Informacion lidhur me kurset e studimit gjeni në: http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/?lang=en
Informacion lidhur me Universitetin, akomodimin e më tepër gjeni në: http://fsd.rtu.lv/?lang=en
https://www.rtu.lv/en