Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 158 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të programit Erasmus + dhe Marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Applied Sciences In Nysa, Poland.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Afati i dorëzimit të dokumentave është 26 Korrik 2021, ora 13.00.
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kompanisë Deloitte Albania hapet thirrja për disa mundësi punësimi.
Ky njoftim vlen për studentët e sapodiplomuar e/o alumni.
Formim në fusha të ndryshme. Kandidatët duhet të jenë folës shumë të mirë të gjuhës angleze.
- Quality Assurance Consultant
Formim në fushat: IT, shkenca kompjuterike dhe fusha të lidhura me to.
- Developers LAB ( Front-end, CMS)
- Salesforce Lab (Consultant and Developers Path) sesioni I 2-të.
- Marketing TECH DEV Lab
Për më tepër detaje klikoni këtu.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre duker përcaktuar pozicionin për të cilin kanë interes në adresat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda afateve të përcaktuara në posterat bashkëlidhur.
Shoqata Alumni e Ballkanit Perëndimor, (Western Balkans Alumni Association - WBAA), me qëllim studimin e sistemeve të Arsimit të Lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, fton studentë dhe pedagogë të kontribuojnë me njohuritë dhe përvojat e tyre të fituara nga studimet në universitete të huaja.
Qëllimi i këtij studimi të WBAA është të identifikojë potencialet për përmirësimin e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, bazuar në përvojat nga studimet jashtë vendit.
Për t’u njohur me WBAA dhe për të plotësuar pyetësorin, ju lutemi klikoni te linqet:
https://www.western-balkans-alumni.eu/tracer-study/
www.wbaa-tracer.eu.
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Mediterranean Universities Union (UNIMED), publikohet UNIMED Newsletter - July 5th, 2021.
UNIMED Projects & Activities
The study aims to investigate the internationalisation of higher education, to identify obstacles and challenges, to outline transferable inspiring practices and finally to make a series of recommendations for the Union for the Mediterranean to foster regional integration.
The study has focused on 10 countries: Algeria, Egypt, Israel, Jordan, Lebanon, Libya, Mauritania, Morocco, Palestine and Tunisia.